Testi i Kompetencave

Përmes këtij testi, mund të identifikoni aftësitë dhe kompetencat tuaja kryesore. Rezultatet do t’ju ndihmojnë të kuptoni se cilat janë pikat tuaja të forta dhe si mund t’i përdorni ato në tregun e punës.

Plotësoni pyetësorin për vetëm 3 minuta.

Testi për kompetencat
Je shef/e kuzhine në një restorant. Në orën 19:00 ke një rezervim për darkë për 50 persona, por papritur në orën 18:00 menaxheri/ja të njofton se darka duhet përgatitur për 80 persona. Si reagon?
Do të organizoni një festë ditëlindjeje dhe animuesi heq dorë në minutën e fundit. Detyra e animuesit të caktohet ty, pavarësisht se nuk e ke bërë më parë. Si vepron?
Je kamerier/e në një restorant me 10 tavolina, të gjitha tavolinat mbushen me klientë. Disa prej klientëve nervozohen se po u vonohet shërbimi. Si reagon?
Shefja jote ka përcjellë një informacion të gabuar për një artikull, i cili botohet nesër dhe ndikon tek imazhi i kompanisë. Ti nuk ke qenë përfshirë në këtë proces, por identifikon gabimin. Si vepron?
Je në një intervistë pune me një punëdhënës. Si vepron gjatë intervistës?
Sapo ke hapur një kafene në lagjen ku banon. Synon që brenda vitit të parë të fitosh aq shumë sa të arrish të mbyllësh kredinë, që ke marrë për hapjen e biznesit. Si vepron për ta arritur këtë?
Mikesha të njofton që do të vijë për darkë sonte me familjen. Ti përfundon punën në orën 17:00. Çfarë bën?
Ke parë në Instagram që do të organizohet një aktivitet për Ditën e Rinisë. Aty do të marrin pjesë biznese dhe organizata rinore. Si vepron?
Po punon me një koleg/e për një produkt që duhet dorëzuar brenda 2 javëve. Për shkak të problemeve shëndetësore, kolegu/ia merr leje nga puna. Çfarë bën?
Je diplomuar dhe prej 6 muajsh po kërkon një punë në profesion. Ke aplikuar në shumë kompani, por nuk ke marrë asnjë përgjigje. Çfarë do të bësh?
Je kapiten/e në një ekipi volejbolli. Po luani në finalen e kampionatit, por papritur gjatë ndeshjes dëmtohesh. Çfarë bën?
Ke hapur një kompani me 6 punonjës. Një pjesë e stafit është e patrajnuar dhe vetëm 3 prej tyre janë ekspertë. Si vepron për të menaxhuar stafin?
Punon në një agjenci udhëtimi. Duhet të organizosh udhëtimin e një grupi turistësh që vijnë nga Zvicra. Si vepron?
Ndërkohë që po stilon flokët e një klienti, vjen klient tjetër që i ke rezervuar në të njëjtin orar. Por kalendarin e ke të mbushur me rezervime. Si vepron?
Punon prej një viti në një kompani marketingu. Të del një mundësi më e mirë pune, e cila kërkon që të fillosh menjëherë. Si vepron?
Punon në një kompani kozmetike prej 3 muajsh. Të kërkohet prezantimi i një produkti para një grupi të madh klientësh dhe mediave. Si vepron?
Je pjesë e një projekti në shkollë, së bashku me 5 studentë të tjerë. Grupi udhëhiqet nga ti, ndaj duhet të koordinosh punën dhe ta raportosh tek pedagogu/ja mbikëqyrës/e. Si vepron?
Ke kryer instalime në një qendër tregtare. Tre muaj pas hapjes së qendrës, instalimet shfaqën defekte. Menaxheri/ja i/e qendrës tregtare të kërkon që të riparohen pa pagesë ekstra. Çfarë vendimi merr?