Ofro
Unë jam një ofrues që përmes platformës dua të kursej kohë dhe mundim në rrugën drejt procesit të punësimit për pozicione të lira pune apo të ofroj mundësi për internshipe, trajnime ose praktika pune. Për të më lehtësuar gjithë procesin e punësimit, platforma e bën më të thjeshtë gjetjen e profileve që i përshtaten vendeve të mia vakante: full-time, part-time, internshipe, etj.
Manual për regjistrimin
Gjithçka që nevojitet për të krijuar një llogari është: emri, adresa e email-it ose numri i telefonit. Profili i punëdhënësi mund të plotësohet nga personi i autorizuar në kompani, që duhet të shtojë disa të dhëna të përgjithshme, proces që kërkon vetëm 2 minuta kohë.
Për të publikuar vendet vakante, internshipe apo praktika pune, thjesht shtoni titullin, përshkrimin, vendndodhjen, kompetencat dhe kriteret që kërkoni të ketë punëkërkuesi. Ju i kontrolloni postimet e punës 24/7 për t’i edituar, shtuar apo hequr, kurdo që dëshironi. Pas publikimit, prisni që të zbuloni talentet që kërkoni!