Ofro

Unë jam një ofrues që përmes platformës dua të kursej kohë dhe mundim në rrugën drejt procesit të punësimit për pozicione të lira pune apo të ofroj mundësi për internshipe, trajnime ose praktika pune. Për të më lehtësuar gjithë procesin e punësimit, platforma e bën më të thjeshtë gjetjen e profileve që i përshtaten vendeve të mia vakante: full-time, part-time, internshipe, etj.

Manual për regjistrimin

Si një ofrues, përmes platformës ju mund të publikoni mundësi për Aktivizëm, Bursa Studimi, Edukim Jo Formal, Pozicion pune, Internshipe etj procesi është i njëjtë dhe shumë i lehtë. 
Si të publikoni mundësitë që ofroni:
 
  • Krijoni një llogari si punëdhënës duke përdorur adresën email të kompanisë/institucionit tuaj.
  • Plotësoni të dhënat bazë të profilit të kompanisë/institucionit tuaj.
  • Klikoni në seksionin “Posto Mundësi”. Plotësoni titullin, përshkrimin dhe detajet e tjera që kërkohen për mundësinë që do të postoni.
  • Përzgjidhni mënyrën si doni që të merrni aplikimet për mundësinë që po publikoni: në adresën e emaili-t të kompanisë suaj ose duke vendosur që përdoruesit të drejtohen për të aplikuar në website-n e kompanisë suaj. 
  1. Nëse përzgjidhni të merrni aplikimet në emailin e kompanisë suaj, duhet ta shkruani atë në platformë siç tregohet në video. Në këtë mënyrë, CV e çdo personi që ka aplikuar, do të vijë në llogarinë tuaj të emailit. Për çdo aplikant që ka aplikuar, ju mund të shkarkoni nga email, CV-në e tyre.           
  2. Nëse përzgjidhni të vendosni linkun e website-t të kompanisë suaj, aplikantët duhet të ndjekin procedurën që ju keni të përcaktuar në website.
  • Nga lista e kandidatëve që kanë aplikuar dalloni ata që përputhen me kriteret e mundësisë që keni postuar dhe vazhdoni më tej me procesin e rekrutimit me aplikantin fizikisht pranë zyrave tuaja.
 
Hapat e mësipërm tregohen edhe në videon mëposhtë.
Nëse keni pyetje apo sugjerime na shkruani në rrjetet sociale të YPN ose tek mundesi@ypn.al .