Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Shkolla vjeshtore “Stalinizmi dhe Nacional-Komunizmi Shqiptar”

19 Tetor, 2024
Aplikimi përfundon: Tetor 20, 2024
Apliko tani

Aplikoni për këtë mundësi

Afati i aplikimit
Tetor 20, 2024

Përshkrimi i mundësisë

KAS Albania dhe Departamenti i Historisë – Universiteti i Tiranës, organizojnë shkollën vjeshtore “Stalinizmi dhe nacional-komunizmi shqiptar”, gjatë datave 28 tetor – 2 nëntor.
Përgjatë një jave, profesorë dhe ekspertë nga Shqipëria, Gjermania dhe Azia Qendrore do të ligjërojnë mbi luftën e ftohtë dhe ndikimin e saj në Shqipëri, kultin e udhëheqësit & shoqërinë sovjetike, si dhe ideologjitë që formësuan “njeriun e ri” – Homo sovieticus.
Jo vetëm kaq, studentët do të marrin pjesë edhe në shumë vizita studimore në Berat, Elbasan, Kuçovë apo në BunkArt2 & Shtëpinë me gjethe, për të diskutuar mbi historinë e stalinizmit dhe industrinë ushtarake të Shqipërisë.
Shkolla do të përmbyllet me një workshop ku studentët do të prezantojnë punët e tyre mbi tematikat e diskutuara përgjatë leksioneve.
Prezantimi më i mirë do të shpërblehet me një bursë një-vjeçare nga Fondacioni Konrad Adenauer.
Disa informacione shtesë:
• Aplikimet janë të hapura për të gjithë studentët e ciklit Bachelor dhe Master të historisë, komunikimit dhe shkencave humane.
• Leksionet do të zhvillohen në aulën “Konrad Adenauer” të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Tiranë, në shqip & anglisht.
• Për aplikime dërgoni një kërkesë me të dhënat tuaja (emër, mbiemër, cikli i studimit, viti i studimit).