Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
Thirrje për projekt-ide
Përshkrimi i mundësisë
Cirku Kombëtar njofton të gjithë krijuesit dhe regjisorët shqiptarë, që duke filluar nga data 14.11.2024 deri me datë 02.12.2024 ora 16.00, të paraqesin të printuara pranë zyrës së protokollit sekretarisë së Cirkut Kombëtar propozimet e tyre Projekt – Ide për shfaqjen Gala me rastin e 65-vjetorit të Cirkut Kombëtar. Duke ju sjellë në vëmendje që ky vit është vit jubilar, 65-vjetori i krijimit të Cirkut Kombëtar.
Projekt –Idetë duhet të jenë në përputhje me artin e cirkut, duke përfshirë jo vetëm Ide artistike mbi artin e cirkut, por specifikisht për realizimin e shfaqjes gala me rastin e 65-vjetorit të cirkut.
Projekti duhet të jetë i mirë detajuar nga ana artistike; Libreti, Regjia, Skenografia, Kostumografia, Artistët pjesëmarrës (në bashkëpunim me stafin artistik të cirkut për numrat akrobatik), Ndriçim & Foni ekstra, Trailer, Led wall, Prezantues etj, si dhe kostot financiare përkatëse.
1-Tekstin Skenar origjinal ose të përshtatur për shfaqjen gala, teksti duhet të jetë i printuar në dy kopje dhe të dërgohet dhe në version elektronik.
2-Përmbajtja e veprës artistike, shoqëruar me një koncept-ide mbi imazhin regjisorial (jo më tepër se 3-4 faqe A4),
3-Një përfytyrim paraprak mbi shpërdarjen e numrave të cirkut dhe roleve për shfaqjen gala.
4-Cv e krijuesit dhe Regjisorit.
5-Një nga pikat me të rëndësishme të aplikimit është:
Përcaktimi i buxhetit në zëra, i cili nuk do të jetë i përcaktuar në mënyrë të përafërt, por duhet të jetë i përcaktuar në mënyrë të saktë dhe të detajuar, i ndarë në zëra; libreti, skenografia, kostumagrafia, regjia, artistët e jashtëm (honorare), bazë materiale për skenografinë dhe për instrumentet specifike për numrat e cirkut, ndriçim & foni, ledwall, baner, ftesa, fletëpalosje, çertifikata mirënjohjeje, etj.
Mënyra e dorëzimit të Projekt – Idesë:
Adresa postare: Qendra Kristal, Rruga “Frank Bardhi”, Tiranë