Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Reforma Zgjedhore dhe Antikorrupsioni: Sfida dhe Perspektiva të aktualitetit në Shqipëri

29 Dhjetor, 2024
Aplikimi përfundon: Janar 9, 2025
Apliko tani
Afati i aplikimit
Janar 9, 2025

Përshkrimi i mundësisë

Unioni i Këshillave Studentorë (UKS) organizon seminarin me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve mbi reformën zgjedhore dhe antikorrupsionin, dy shtylla kryesore për përmirësimin e demokracisë dhe shtetit e së drejtës në Shqipëri. Aktiviteti synon të krijojë një platformë diskutimi ku studentët dhe të rinjtë mund të mësojnë mbi praktikat më të mira, sfidat aktuale dhe strategjitë për të adresuar këto problematika të rëndësishme.

Çështjet kryesore që do të trajtohen përfshijnë:

Reforma Zgjedhore: Rëndësia e saj për sigurimin e proceseve zgjedhore të lira dhe të ndershme, si dhe përmirësimin e sistemeve ekzistuese zgjedhore në Shqipëri.
Antikorrupsioni: Identifikimi i sfidave kryesore në luftën kundër korrupsionit, mekanizmat institucionalë dhe ligjorë për parandalimin e tij, si dhe roli i të rinjve në rritjen e integritetit dhe transparencës në shoqëri.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të diskutojnë dhe të marrin njohuri nga ekspertë dhe personalitete të nivelit të lartë, të cilët do të ndajnë përvojën dhe ekspertizën e tyre mbi këto tema.

Në përfundim të seminarit, të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata pjesëmarrjeje.