Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Kongresi Kombëtar Studentor

20 Tetor, 2024
Aplikimi përfundon: Tetor 31, 2024
Apliko tani
Afati i aplikimit
Tetor 31, 2024

Përshkrimi i mundësisë

Dëshiron të bëhesh pjesë e një strukture të mirëorganizuar për të paraqitur shqetësimet dhe prioritetet mbi çështjet studentore?

Kongresi Studentor synon të arrijë pikërisht këtë!
Ai është një organizim kombëtar i përbërë nga studentë të deleguar nga studentët e 12 universiteteve publike, universiteteve jo publike dhe organizatave studentore që operojnë në Republikën e Shqipërisë.

Qëllimi i Kongresit Studentor është fuqizimi i rolit të studentit në jetën universitare të vendit, krijimi i një strukture përfaqësuese universitare dhe unifikimi i zërit e qëndrimeve të studentëve për çështjet e arsimit.

Nëse je student në një universitet publik ose jopublik, nëpërmjet aplikimit si kandidat për delegat dhe mbështetjes nga minimalisht 3 studentë, mund të jesh ti një prej 130 delegatëve që do të përfaqësojnë 120 000 studentët e vendit.

Kongresi Studentor do t’i mbajë punimet e tij në datën 15- 16 nëntor 2024, në qytetin e Tiranës. Shpenzimet e delegatëve pjesëmarrës (udhëtimi, akomodimi, ushqimi) do të jenë të mbuluara nga Qendresa Qytetare.

Për më tepër informacione ose për të aplikuar klikoni në butonin “Apliko tani”!