Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
Aktiviteti me temë “Rekomandimet e Grupit të Ekspertëve GREVIO për Shqipërinë – platformë pune për organizatat e shoqërisë civile, anëtare të Rrjetit të Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”
Përshkrimi i mundësisë
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNL) organizon aktivitetin me temë:
“Rekomandimet e Grupit të Ekspertëve GREVIO për Shqipërinë – platformë pune për organizatat e shoqërisë civile, anëtare të Rrjetit të Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”
Ky aktivitet organizohet nga QNL në bashkëpunim me UN Women Albania në zbatim të projektit “Fuqizimi i Rrjetit të Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore drejt realizimit progresiv të Agjendës normative të barazisë gjinore përmes përdorimit të standardeve ndërkombëtare të Konventës CEDAW dhe Konventës së Stambollit”, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave” i financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga tre agjencitë e UN, UN Women, UNDP dhe UNFPA.
Aktiviteti do të zhvillohet, ditën e Mërkurë, datë 20 Nëntor 2024, në orën 10:00, në ambientet e Hotel “Tirana International Hotel”, salla “Blu Room”.