Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Bursa për studentët e Universitetit të Tiranës

19 Tetor, 2024
Apliko tani
Afati i aplikimit

Përshkrimi i mundësisë

Hapet thirrja për aplikim për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus +, në Konsorciumin MIND 23, Portulagi (Universiteti i Portos, Universiteti Aveiro, Universiteti Minho dhe Universiteti Trásos-Montes e Alto Douro), për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

KRITERET E PËRGJITHSHME TË KUALIFIKIMIT

Për t’u kualifikuar për një bursë Erasmus+ në kuadër të këtij projekti, duhet të jeni student/punonjës nga institucioni që është pjesë e Konsorciumit të projektit.

Projekti MIND 23 ofron grante për mobilitetin e shkëmbimit. Të gjithë studentët duhet të jenë të regjistruar në një Institucion të Lartë Arsimor (HEI) dhe të regjistruar në studime që çojnë në një diplomë të njohur ose një kualifikim tjetër të njohur në nivel terciar.

Për studimet Bachelor:
– Duhet të jeni të regjistruar të paktën në vitin e dytë të studimeve të larta për t’u kualifikuar për të realizuar një periudhë shkëmbimi jashtë vendit.

Për studimet Master:
– Duhet të jeni të regjistruar në një program master në momentin e aplikimit dhe gjatë gjithë periudhës së studimeve si mbajtës i bursës Erasmus+.

Për studimet Doktorature:
– Duhet të jeni të regjistruar në një program PhD në momentin e aplikimit dhe gjatë gjithë periudhës së studimeve si mbajtës i bursës Erasmus+ dhe të keni tashmë një plan hulumtimi.

Për hulumtuesit, stafin akademik dhe administrativ:
– Duhet të punoni në një institucion partnere të projektit për t’u kualifikuar për të aplikuar për një grant.

Të gjithë aplikantët duhet të paraqesin një letër mbështetjeje që provon regjistrimin e tyre ose kontratën me një nga institucionet partnere të projektit MIND23 për t’u konsideruar të kualifikuar.

Erasmus+ lejon studentët të studiojnë ose të trajnohen jashtë vendit më shumë se një herë si studentë Erasmus+, për sa kohë që respektohet koha minimale për secilin aktivitet dhe një maksimum total prej 12 muajsh për çdo cikël studimi.

Pas përzgjedhjes, kandidatët e miratuar për bursën MIND23 duhet të plotësojnë gjithashtu kriteret e pranimit të çdo institucioni pritës.

Për më shumë informacione ose për të aplikuar klikoni në butonin “Apliko tani”.