Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
Akademia “Youth in Charge”
Përshkrimi i mundësisë
Akademia “Youth in Charge” organizohet nga Qëndresa Qytetare dhe mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Programi i akademisë është bazuar në metodologjinë e Center 4 Artistic Activism me qëllim për t’i pajisur të rinjtë me aftësitë, njohuritë dhe motivimin e nevojshëm për të sjellë ndryshime në komunitetet e tyre. Nëpërmjet kësaj akademie, pjesëmarrësit do të thellohen në aspekte thelbësore të aktivizmit qytetar, duke mësuar sesi të ndërtojnë marrëdhënie institucionale me institucionet publike, të avokojnë për nevojat e komunitetit dhe të mobilizohen për një ndikim pozitiv social.
Të rinjtë e përzgjedhur do të marrin titullin “Aktivistë Kreativë” dhe do jenë protagonistë në organizimin e 2 aksioneve qytetare.
Secila iniciativë do të marrë mentorim dhe mbështetje të vazhdueshme nga ekipi i Qëndresës.
Kriteret e aplikimit:
Mosha 17-25 vjeç.
Banues në qarkun Shkodër.
Aftësi për të punuar në grup dhe motivim për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri.
Aplikimet janë të hapura deri në datën 30 Nëntor 2024.
Shpenzimet lidhur me akomodomin, ushqimin, dhe materialet që do të duhen përgjatë akademisë do të mbulohen nga Qëndresa Qytetare.