Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Konkursi Pyet Gjyshërit 7

17 Nëntor, 2024
Aplikimi përfundon: Janar 14, 2025
Apliko tani
Afati i aplikimit
Janar 14, 2025

Përshkrimi i mundësisë

Konkursi më i dashur për të rinjtë rikthehet me të njëjtën moto, “Më trego Shqipërinë tënde”, por këtë herë, të rinjtë janë të ftuar të zbulojnë dhe të na rrëfejnë historitë e vendit të tyre përmes fotografive që pasqyrojnë trashëgiminë kulturore.

Ky konkurs, që zhvillohet për të 7-in vit, organizohet nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer në Shqipëri, Shoqatën e Mësuesve të Historisë “Rinia dhe Historia” dhe EUSTORY, një shoqatë ndërkombëtare e përbërë nga 22 organizata të pavarura anëtare që drejtojnë konkurse kërkimore për të rinjtë në vendet e tyre respektive.

Pjesëmarrësit mund të dorëzojnë punime në formatet të ndryshme të shprehjes artistike:
1 Punime të shkruara: Reportazhe, profile ose tregime të shkurtra të frymëzuara nga një fotografi historike.
2 Multimedia: Projekte që kombinojnë fotografi me audio, video, ose elementë të tjerë vizualë.
3 Ekspozita fotografike: Konceptimi i një ekspozite që pasqyron një ngjarje historike ose një temë të rëndësishme në komunitetin tuaj. Çdo fotografi ose seri fotografish duhet të përfshihet me një përshkrim përkatës.
4 Art vizual: Piktura, grafika ose skulptura të frymëzuara nga momente historike.
5 Fotografi/Foto ese: Fotografi të realizuara nga ju për ngjarje, zakone, ndërtesa dhe njerëz të rëndësishëm në komunitetin tuaj.

Llojet e historive ose temave ku pjesëmarrësit mund të fokusohen, janë:
1 Ngjarje të rëndësishme historike: Momente të rëndësishme nga historia e qytetit ose komunitetit tuaj që ka formësuar identitetin e tij.
2 Figura të shquara historike: Portrete ose momente nga jeta e njerëzve që kanë luajtur rol të rëndësishëm në historinë kombëtare ose lokale.
3 Traditat dhe zakonet e hershme: Momente që përfaqësojnë traditat kulturore dhe zakonet e komunitetit.
4 Ndryshime urbanistike: Si kanë evoluar qytetet dhe hapësirat publike përmes ndërtimit dhe modernizimit përmes viteve.
5 Jetesa e përditshme e brezave të mëparshëm: Si kanë qenë kushtet e jetesës në kohë të ndryshme dhe si kanë ndryshuar përmes dekadave.
6 Industria dhe puna: Pamje të fabrikave, punishteve ose profesionistëve që kanë luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të një rajoni në kohët e hershme.
7 Ngjarje sportive dhe artistike: Fotografi që lidhen me ngjarje sportive dhe artistike që kanë lënë gjurmë në historinë kombëtare ose lokale.
8 Fotografi familjare: Fotografi që ruajnë zakonet, vlerat dhe historitë jetësore.