Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Analist/e Statistikash

16 Nëntor, 2024
Aplikimi përfundon: Nëntor 22, 2024
Apliko tani
Afati i aplikimit
Nëntor 22, 2024

Përshkrimi i mundësisë

Kërkohet një Analist/e Statistikash për t’iu bashkuar skuadrës së UN WOMEN ALBANIA.

Duke raportuar te Specialist i Menaxhimit të Projekteve dhe Specialistja Rajonale për Gjininë dhe Statistikën dhe duke koordinuar përditshmërish me Koordinatorin Kombëtar të Projektit, Analisti i të Dhënave dhe Kërkimeve është përgjegjës për menaxhimin e portofolit të të dhënave për gjininë, duke përfshirë marrëdhëniet me partnerët dhe palët e interesuara kombëtare, donatorët, si dhe monitorimin dhe raportimin e aktiviteteve.

Edukimi

Kërkohet diplomë Master ose ekvivalent në statistikë, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, shkenca sociale, demografi ose studime të popullsisë, ose fushat e tjera të lidhura.

Përvoja

– Të paktën 4 vjet përvojë në mbështetje të programeve/initiativeve në fushën e statistikave zyrtare, preferohet në statistikat gjinore.
– Të paktën 3 vjet përvojë të mëparshme në mbledhjen e të dhënave kuantitative dhe cilësore, analizën dhe kërkimin mbi gjinorë dhe zhvillimin.
– Kërkohet përvojë në analizën e të dhënave duke përdorur paketa softuerësh statistikë (p.sh., Stata, SPSS).
– Përvojë të dëshmuar në kryerjen e vlerësimeve të nevojave dhe në zhvillimin dhe/ose forcimin e kapaciteteve për statistikat gjinore dhe treguesit për zhvillimin e politikave.
– Përvoja e mëparshme në mbështetje të projektimit ose zbatimit të programeve të BE-së do të ishte një avantazh.
– Përvojë e mëparshme ose njohuri me sistemin e Kombeve të Bashkuara ose organizata të tjera ndërkombëtare do të ishte një plus.

Kërkesat për Gjuhët

Rrjedhshmëri në gjuhën angleze dhe shqipe është e kërkuar.