Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Akademia e Aktivizmit Kreativ

9 Tetor, 2024
Aplikimi përfundon: Tetor 16, 2024
Apliko tani
Afati i aplikimit
Tetor 16, 2024

Përshkrimi i mundësisë

QËNDRESA QYTETARE hap thirrjen për aplikime për Akademinë e Aktivizmit Kreativ, e cila do të zhvillohet në Kukës nga data 31 Tetor deri më 3 Nëntor 2024. Në këtë akademi do të përzgjidhen 25 të rinj nga bashkitë e Kukësit, Tropojës dhe Dibrës, të cilët do të trajnohen mbi aktivizmin dhe angazhimin qytetar për të sjellë ndryshime pozitive në komunitet.
Të rinjtë e përzgjedhur do të marrin titullin “Aktivistë Kreativë” dhe do jenë protagonistë në organizimin e 3 aksioneve qytetare, të cilat do të trajtojnë çështje lokale si mjedisi, shërbimet lokale, arsimi dhe kultura. Të rinjtë do të zbatojnë njohuritë e fituara gjatë akademisë për të planifikuar dhe ekzekutuar këto iniciativa. Çdo projekt do të marrë mentorim dhe mbështetje të vazhdueshme nga ekipi i Qëndresës.

Kriteret e aplikimit:

Mosha: 17-25 vjeç
Banues në bashkitë e Kukësit, Tropojës dhe Dibrës
Dëshirë për të kontribuar në komunitetin e tyre përmes aktivizmit qytetar
Aftësi për të punuar në grup dhe motivim për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri

Shpenzimet lidhur me akomodomin, ushqimin, dhe materialet që do të duhen përgjatë akademisë do të mbulohen nga Qëndresa Qytetare.