Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
Praktikant Ligjor
Përshkrimi i mundësisë
Pozita: Praktikant Ligjor në ekipin e Mbrojtjes së Z. Rexhep Selimi në rastin: KSC-BC-2020-06 para Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Praktikanti Ligjor pritet të ndihmojë ekipin me një sërë detyrash dhe angazhimesh, përfshirë, ndër të tjera: kryerjen e kërkimeve ligjore dhe faktike; menaxhimin e dokumentacionit të rastit (p.sh. printimi dhe organizimi); hartimin e dokumenteve; analizimin e provave; ndihmën ndaj Avokatit në seancat gjyqësore, sipas nevojës; si dhe kryerjen e detyrave të tjera administrative.
Vendi i punës: Haga, Holandë
Numri i pozita: Dy pozita praktike (me dy data fillimi të ndryshme)
Data e fillimit: 13 Janar 2025 (Një pozitë); 3 Mars 2025 (Një pozitë)
Disponibiliteti i kërkuar: Puna me kohë të plotë (40 orë në javë), për një periudhë prej gjashtë muajsh
Kualifikimet e kërkuara:
– Diplomë Bachelor në drejtësi;
– Diplomë Master në drejtësi penale, drejtësi ndërkombëtare penale, të drejtën humanitare ose të drejtat e njeriut është shumë e dëshirueshme;
– Përvojë në përdorimin e burimeve të kërkimit ligjor, përfshirë burimet elektronike dhe aftësi në përdorimin e kompjuterëve dhe softuerëve dhe bazave të të dhënave të përshtatshme;
– Aftësi të shkëlqyera organizative, përfshirë aftësinë për të prioritarizuar detyrat dhe për t’i realizuar ato sipas një plani të qartë pune;
– Aftësi të forta komunikimi dhe ndërveprimi.
Gjuhët:
– E folura rrjedhshëm e gjuhës angleze është e kërkuar;
– Njohja e gjuhës shqipe është një avantazh, por nuk është e kërkuar.
Pagesa: 1000 Euro në muaj
Rimbursimi: Shpenzimet e udhëtimit për lidhjen e Hages për kandidatët që vijnë nga jashtë
Për të aplikuar dërgoni CV dhe një letër motivimi.