Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
Konkursi Rinor “RinKrijon”
Përshkrimi i mundësisë
A je gati të frymëzosh e të ndërgjegjësohesh për një të ardhme më demokratike?
#RinKrijon – “Konkursi Rinor për Zgjedhjet 2025” është platforma ku krijimtaria jote takon ndryshimin!
Nëpërmjet grafikave unike, videove mbresëlënëse dhe sloganeve të fuqishme, ke mundësinë të bëhesh zëri i brezit të ri dhe të përhapësh mesazhin e rëndësisë së pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme.
Fazat e Konkursit:
Faza 1: Eventi i Nisjes (16 Shtator 2024)
Faza 2: Faza e Promovimit të Konkursit (17 Shtator – 31 Tetor 2024)
Faza 3: Rishikimi i propozimeve dhe vendimi (1 Nëntor – 14 Nëntor 2024)
Një panel vlerësuesish do të analizojë propozimet dhe do të vendosë fituesit për çdo kategori.
Paneli do të përbëhet nga përfaqësues të KQZ-së, OSBE PiA dhe Grupesh Këshillimore Rinore,
të cilët do të vlerësojnë propozimet bazuar në kreativitetin, qartësinë e mesazhit dhe impaktin dhe
rëndësinë për procesin zgjedhor.
Konkursi do të kulmojë me një event mbyllës më 19 Nëntor 2024. Ky event do të prezantojë
punimet më të mira dhe do të përfshijë fjalime nga palët pjesëmarrëse nga OSBE PiA dhe KQZ.
Programi do të përfshijë gjithashtu një performancë artistike, pasuar nga prezantimi i çmimeve për
fituesit në çdo kategori. Çdo fitues do të marrë një çmim.
Çmimet:
• Fituesit e vendit të parë në çdo kategori do të marrin një çmim teknologjik, të përshtatur
me natyrën e kategorisë. Çmimet e propozuara përfshijnë një Kindle (për fituesin e Sloganeve),
një tabletë Wacom/Tabletë digjitale për dizajnin grafik ilustrativ dhe një kompleks për aksesore
Vlogger/Kamera (për fituesin e videos së shkurtër zgjedhore).
• Fituesit e vendit të dytë dhe të tretë do të shpërblehen me një kupon dhuratash me vlerë
deri në 50 EUR.
Kjo nismë mbështetet nga projekti i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri “Mbështetje për reformën dhe procesin zgjedhor në Shqipëri”, i cili financohet nga Suedia, Zvicra, Misioni i SHBA-ve në OSBE dhe Polonia.