Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Ese “Tradita që dua të thyej…”

22 Tetor, 2024
Aplikimi përfundon: Tetor 30, 2024
Apliko tani
Afati i aplikimit
Tetor 30, 2024

Përshkrimi i mundësisë

Center for Education and Social Advancement (CESA) ju fton të dorëzoni krijimet tuaja në formatin e një eseje nën titullin “Tradita që dua të thyej…”

Nëse mendoni se në shoqërinë tonë ka zakone/tradita ose mendësi që pengojnë zhvillimin individual dhe shoqëror, ndajeni në formën e një eseje dhe bëhuni kështu pjesë e të rinjve që sjellin ndryshim përmes shkrimit.

Këtë vit, pranohen ese letrare dhe argumentuese kjo për shkak të interesit të shprehur dy vitet e shkuara. Po ashtu, është zgjeruar grupmosha e thirrjes në 15 – 30 vjeç.

Kriteret që duhet të plotësojnë esetë:

Të jenë punime origjinale;
Të jenë letraree ose argumentuese;
Të ndjekin strukturën bazë të esesve (Hyrje-Zhvillim-Mbyllje)
Të dorëzohen në formatin Microsoft Ëord;
Të jenë minimumi 800 fjalë dhe maksimumi 1500 fjalë;
Të kenë shkrimin “Times NeW Roman”;
Madhësia e shkrimit 12 dhe hapësira mes rreshtave 1.5.

Shkrimet që plotësojnë standardet e vendosura do të përfshihen në përmbledhjen elektronike të eseve, ndërsa për 3 shkrimet më të mira, do të ndahen çmime simbolike dhe certifikata.