Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
Koordinator Projekti
Përshkrimi i mundësisë
Qendra për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri (EcoAlbania) është një organizatë mjedisore jo-qeveritare. EcoAlbania punon për të përforcuar bashkëjetesën miqësore mes njeriut dhe natyrës në Shqipëri dhe qëllimet kryesore të saj janë:mbrojtja e ekosistemeve natyrore dhe ndërveprimeve ekologjike përmes mbrojtjes së kafshëve të egra dhe habitateve të tyre me besimin se përdorimi i burimeve natyrore të rinovueshme duhet të jetë i qëndrueshëm për mirëqenien e njeriut në vendin tonë dhe parandalimi i shkatërrimit në rritje të mjedisit natyror dhe aplikimi i masave rehabilituese. EcoAlbania punon me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë për zbatimin e projekteve me fokus mbrojtjen e mjedisit, ndërgjegjësimin dhe edukimin mjedisor.
EcoAlbania kërkon të punësojë koordinator projekti me kohë të plotë.
Afati i Kontratës: 1 vit, me mundësi përsëritje.
Kriteret që kërkohen:
Të ketë mbaruar shkollën e lartë dhe master. Preferohet një diplomë e shkencave mjedisore si: Biologji, Inxhinieri Mjedisi, Inxhinieri pyjesh etj.
Të ketë eksperience pune mbi 2 vjet. Përbën përparësi puna e mëparshme në OJF dhe trajnimet e marra në fushën e mjedisit dhe hartim projektesh.
Të ketë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze.
Të ketë aftësi në përdorimin e programeve kompjuterike bazike (MS Office).
Të ketë aftësi komunikimi të mira me partnerët dhe të jetë bashkëpunues në punën me ta.
Të ketë aftësi në përgatitjen e plan-aktiviteteve dhe raporteve për punën e kryer.
Të përballojë udhëtimet në terren jashtë Tiranës apo Shqipërisë.
Të zotërojë Leje Drejtim mjeti, tip B
Përgjegjësitë:
Koordinatori do drejtojë një nga projektet në zbatim pranë Qendrës, duke përfshirë organizimin e aktiviteteve, raportimin dhe angazhimin në punët e përditshme të Qendrës.
Do të hartojë planet mujore të planifikimit të aktiviteteve si dhe do të përgatisë raportet përkatëse pas kryerjes së tyre sipas kërkesave të projektit.
Do të marrë pjesë në konferenca dhe seminare ku do të përfaqësojë Qendrën.
Do të angazhohet në hartimin e artikujve dhe shkrimin e projekt-propozimeve.
Të zhvillojë aktivitetet në terren brenda territorit të Shqipërisë dhe jashtë.