Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Konkurs fotografik “Dritë/Hije mbi Dijen”

20 Tetor, 2024
Aplikimi përfundon: Tetor 31, 2024
Apliko tani
Afati i aplikimit
Tetor 31, 2024

Përshkrimi i mundësisë

Qëndresa Qytetare në kuadër të “Javës së Arsimit”, shpall konkursin e fotografisë “Drite/Hije mbi Dijen”.

Me anë të kësaj thirrje ftojmë të gjithë të rinjtë amatorë e profesionistë nga mosha 17 deri në 29 vjeç të marrin pjesë në kokursin fotografik që synon njëkohësisht të mbështesë dhe të krijojë hapsirë vlerësimi për dashamirësit dhe profesionistët e fotografisë, por edhe njëkohësisht të ndajmë me publikun perspektiva artistike mbi rrugëtimin e arsimit shqiptar, ku mund të përshkruhen sfidat, historia, nxënësit, studentët, mësuesit, pedagogët, infrastruktura apo politikat mbi dijen.

Në fund të aktivitetit do të ndahen 5 (pesë) çmime për punimet më të mira, ku më specifikisht:
vendi i I-rë do të fitojë 250 Euro
vendi i II-të do të fitojë 150 Euro
vendi i III-të do të fitojë 100 Euro
vendi i IV-të do të fitojë 70 Euro
vendi i V-të do të fitojë 30 Euro

Nga punimet që do të dorëzohen, 20 më të mirat të përzgjedhura nga një juri e përbërë nga 5 antarë, do të bëhen pjesë e një ekspozite e cila do të qëndrojë e hapur përgjatë javës së arsimit 14-22 Nëntor në hapësirat Komunitare të Qëndresës Qytetare.

Gjithashtu punimet do të bëhen pjesë e një fushate online që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve mbi rëndësinë e Arsimit në vend.

Në datë 31 Tetor 2024 do të organizohet ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Janë të mirëpritura të gjitha teknikat apo stilet artistike të fotografimit!