Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Programi Rajonal i Praktikës

19 Tetor, 2024
Aplikimi përfundon: Tetor 29, 2024
Apliko tani
Afati i aplikimit
Tetor 29, 2024

Përshkrimi i mundësisë

Mundësi për 5 të rinj nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Maqedonia e Veriut dhe Serbia për të marrë pjesë në një praktikë të paguar në organizatat e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor.

Nëse je një i ri që dëshiron të fitojë përvojë praktike në shoqërinë civile në Beograd, Prishtinë, Tiranë ose Shkup për një periudhë prej dy muajsh, të mësosh rreth integrimit evropian, të kontribuosh në pjesëmarrjen e të rinjve dhe dialogun e strukturuar, dhe të lidheni me bashkëmoshatarët nga rajoni, të inkurajojmë të aplikosh në linkun e dhënë.

Kandidatët idealë duhet të:

-Jenë student të vitit të fundit ose të diplomuar të moshës 20-30 vjeçare nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut ose Serbia.
-Kenë një interes të fortë për organizatat e shoqërisë civile (CSO).
-Kenë një kuptim të përgjithshëm të procesit të integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor dhe interes të fortë në sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave, si dhe çështjet e rinisë.
-Kenë përvojë të mëparshme në iniciativa rinore dhe në sektorin civil (preferohet).
-Të jenë të adaptueshëm në një ambient shumëkulturor.
-Të jenë në gjendje të punojnë në ekip, por gjithashtu të punojnë edhe në mënyrë të pavarur.
-Të kenë njohuri të mira të anglishtes.
-Të kenë njohuri të forta në Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint).

Do të merrni pjesë në një program mentorimi dy-mujor ku do të fitoni njohuri në disa fusha:
– Përkrahje dhe Komunikim
– Të Drejtat e Njeriut, me fokus në të drejtat sociale dhe ekonomike, pjesëmarrjen e të rinjve, SDG-të, integrimin evropian dhe proceset e tjera reformuese
– Menaxhimi i Projekteve
– Menaxhimi i Detyrave në CSO
– Rrjetëzimi dhe Krijimi i Partneriteteve
– Organizimi i Eventeve
– Do të prezantoheni me ngjarje kulturore dhe argëtuese, duke ndihmuar në njohjen e njerëzve dhe kulturës lokale.
-Gjithashtu, do t’ju ofrohet ndihma për të zgjeruar rrjetin tuaj të kolegëve dhe bashkëmoshatarëve.

Çfarë pritet nga ju si praktikant:

– Të angazhoheni në detyrat tuaja
– Të kontribuoni me kohën, energjinë dhe motivimin tuaj në maksimumin e mundësive
– Të merrni pjesë gjatë gjithë periudhës së programit të praktikës së paguar