Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Thirrje për grup ekspertësh “Për hartimin e Raportit Diagnostik mbi rolin e prokurorisë në hetimin dhe ndjekjen e dëmeve në mjedis në Shqipëri”

22 Dhjetor, 2024
Aplikimi përfundon: Janar 15, 2025
Apliko tani
Afati i aplikimit
Janar 15, 2025

Përshkrimi i mundësisë

REC Shqipëri, në bashkëpunim me partnerët zbatues të projektit “Environmental Justice Albania: EJA,” shpall tender për grup ekspertësh që do të angazhohen në hartimin e një raporti diagnostik mbi rolin e institucionit të prokurorisë në hetimin dhe ndjekjen penale të dëmeve në mjedis, në Shqipëri. Raporti është pjesë e një pakete gjithëpërfshirëse, e përbërë nga katër kapituj, që analizojnë rolin e institucioneve kyçe në ushtrimin e roleve dhe kompetencave ndaj drejtësisë për mjedisin, sic janë: Prokuroria, Policia, Gjykatat dhe Media. Kjo analizë gjithëpërfshirëse synon të ofrojë një perspektivë të sfidave dhe mundësive, me synim përmirësimin e zbatimit të të drejtave të mjedisit në vend.

Kriteret mbi profilin e ekspertizës së kërkuar

Grupi i ekspertëve duhet të përbëhet nga jo më shumë 3 profesionistë (mund të pranohen edhe 2 në rast se njëri prej ekspertëve plotëson kriteret teknike të pozicionit të tretë) të fushave të mëposhtme:

Gazetar Investigativ – me eksperiencë në raportimin e çështjeve të ndërlidhura me të drejtat e mjedisit, investigimin e rasteve të abuzimit mjedisor dhe përfaqësimin e çështjeve të komuniteteve të prekura.
Ekspert Ligjor – i pajisur me njohuri të thelluara në fushën e ligjeve mjedisore dhe drejtësisë, për të siguruar që përmbajtja e raporteve të jetë në përputhje me standardet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Analist apo Ekspert i Fushave të Ndërlidhura – me një lloj afilimi në përvojë me punën e institucioneve të rendit dhe raportet ndër-institucionale me agjenci të tjera, në mbledhje dhe analizim të dhënash, si dhe/apo të ketë njohuri në drejtësinë mjedisore, sigurinë e komunitetit dhe të drejtat e njeriut, për të ndihmuar në përpunimin e të dhënave dhe identifikimin e mangësive ekzistuese në kuadrin institucional.
Objekti i punës dhe korniza e udhëzimeve

Grupi i përzgjedhur i ekspertëve do të angazhohen në krijimin e raporteve që analizojnë situatën e të drejtave mjedisore në Shqipëri nga perspektiva e zbatimit të ligjit dhe përfshirjes së policisë. Raportet diagnostike pritet të ndihmojnë në identifikimin e hendeqeve ekzistuese dhe në përmirësimin e kuadrit institucional për mbrojtjen e mjedisit.