Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Java e mirëseardhjes në Qytetin Studenti

9 Tetor, 2024
Aplikimi përfundon: Tetor 18, 2024
Apliko tani
Afati i aplikimit
Tetor 18, 2024

Përshkrimi i mundësisë

” Fondacioni Henrich Böll “, zyra e Tiranës organizon Javën e Mirëseardhjes në Qytetin Studenti në datat 22-26 Tetor 2024.

Ftojmë të gjithë të rinjtë e interesuar, në veçanti studentët e akomoduar në Qytetin Studenti t’i bashkohen skuadrës organizative të kësaj ndodhie duke shprehur interesin në formën e mëposhtme.

Përgjegjësitë tuaja do të përfshijnë:
– Koordinim logjistik: Ju do të ofroni
mbështetje në organizimin e hapësirës së aktiviteteve.
– Promovim: Ju do të ndihmoni në
përhapjen e fjalës për aktivitetet përmes rrjeteve sociale, fletëpalosjeve dhe
kontaktit direkt.
– Mikpritja: Ju do të mirëprisni
pjesëmarrësit dhe do të ndihmoni në krijimin e një mjedisi të ngrohtë.

Angazhimi do të jetë 4 orë në ditë përgjatë një periudhe 2 javore dhe do të përfshijë një shpërblim monetar.