Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Çertifikatë në Cyber Security – CybHER

24 Tetor, 2024
Afati i aplikimit u mbyll.
Afati i aplikimit
Afati i aplikimit u mbyll.

Përshkrimi i mundësisë

Siguria kibernetike është profesioni me rritjen më të shpejtë në teknologji në nivel global, por ende ka një mungesë të konsiderueshme të aftësive në industri. Edhe pse rritja e shpejtë e këtij sektori është një zhvillim pozitiv, hulumtimet tregojnë për një mungesë të madhe të forcës punëtore, veçanërisht midis grave, të cilat përbëjnë vetëm rreth 24% të totalit të forcës punëtore në sigurinë kibernetike.

Do të keni mundësinë të ndiqni një çertifikim në sigurinë kibernetike të akredituar nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë Kibernetike në MB, i përshtatur për nevojat tuaja. Trajnimi do të mbulojë një gamë të gjerë temash, duke përfshirë sigurinë e rrjetit, hackimin etik, zbulimin dhe përgjigjen ndaj kërcënimeve, testimin e depërtimit, sigurinë e informacionit dhe më shumë.

Kjo skemë çertifikimi është pjesë e programit CybHER, i cili ka si qëllim rritjen e pjesëmarrjes së grave në forcën punëtore të sigurisë kibernetike në Shqipëri, dhe financohet nga UK Foreign Commonwealth and Development Office (FCDO).

Kërkohen gra që kanë një njohuri të fortë të gjuhës angleze dhe plotësojnë të paktën një nga kriteret e mëposhtme:

– Jeni në vitin e fundit të studimeve të BA në IT ose inxhinieri,
– Keni përfunduar një BA në IT ose inxhinieri dhe po kërkoni punë,
– Jeni duke ndjekur një master në IT ose inxhinieri dhe po kërkoni punë,
– Jeni një profesionist IT me më pak se dy vjet përvojë dhe dëshironi të ndërtoni një karrierë në sigurinë kibernetike.