Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
Ekspert lokal për të realizuar një hulumtim përmbajtësor mbi martesat e hershme në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian
Përshkrimi i mundësisë
Ekspert lokal për të realizuar një hulumtim përmbajtësor mbi martesat e hershme në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian
Projekti: “Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë”, në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER).
Vendi: Prishtinë
Raporton tek: Menaxheri i Programit – Konsorcoumi Zëri i Romëve, Egjiptianëve Ashkali (VoRAE), Fondacioni Terre des hommes (Tdh) dhe HEKS/EPER
Kohëzgjatja e angazhimit: Dhjetor 2024 – Mars 2025 (20 ditë pune)
Konsorciumi, I përbërë nga tri organizata:Zëri i Romëve, Egjiptianëve Ashkali (VoRAE), Fondacioni Terre des hommes (Tdh) dhe HEKS/EPER ne bashkepunim me Zyren e Kryeministrit të Republikës së Kosovës shpallin thirjen per ofertim për ekspertizë profesionale për hulumtimin e martesave të hershme në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
Procesi i rekrutimit të ekspertit/ës për hartimin e dokumentacioneve të Ekipit Ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë do të përfshijë hapat e mëposhtëm:
Rekrutimi i ekspertit/ës: Procesi i rekrutimit fillon me shpalljen e pozitës dhe identifikimin e kandidatëve potencialë. Kandidatët potencial mund të jenë individë që plotësojnë kriteret e përcaktuara më poshtë.
Seleksionimi dhe intervistimi: Pas marrjes së aplikacioneve, eksperit/ja i/e përzgjedhur do të selektohet duke u bazuar në kriteret e përcaktuara për pozitën, si përvoja, njohuritë teknike dhe aftësitë e komunikimit. Një proces interviste do të ndihmojë në vlerësimin e aftësive dhe përvojës së kandidatit/ës për të siguruar që ai/ajo është i/e përshtatshëm për pozitën e e kërkuar.
Kontrata dhe takimi fillestar: Pas përzgjedhjes, do të hartohet një kontratë e punës që përcakton detyrat, obligimet dhe kushtet e punës së tyre.
Fillimi i angazhimit: Pas nënshkrimit të kontratës, eksperti/ja do të fillojë punën e tij sipas planit të përcaktuar, duke hartuar dhe zhvilluar dokumentacionet e nevojshme për mbështetjen e Ekipit Ndërinstitucional në përmbushjen e detyrave të tyre.
PLANI DHE BUXHETI
Eksperti do të angazhohet për hartimin e dokumenteve përkatëse për zbatimin e përgjegjësive të Ekipit Ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Republikën e Kosovës. Eksperti do të angazhohet njezet (20) ditë pune, përgjatë periudhës, Dhjetor 2024 – Mars 2025.
KRITERET E PERZGJEDHJES
Diplomë universitare në shkencat sociale, ekonomike, sociologji, studime gjinore, ose fusha të tjera të ngjashme. Diplomë master ose doktoraturë në fushat përkatëse do të përbëjë përparësi.
Të paktën pesë (5) vite përvojë profesionale në hartimin e politikave publike, hulumtime sociale, ose projekte që lidhen me përfshirjen sociale dhe të drejtat e njeriut.
Përvojë në kryerjen e hulumtimeve në terren dhe analiza të thelluara që përfshijnë komunitete të margjinalizuara, me fokus të veçantë te martesa e hershme ose çështje të tjera të ngjashme që ndikojnë në të drejtat e fëmijëve dhe grave.
Përvojë pune me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë do të konsiderohet një përparësi.
Njohuri të thelluara mbi çështjet e martesave të hershme, normat kulturore dhe sfidat socio-ekonomike që prekin komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
Njohuri mbi kornizat ligjore dhe institucionale që lidhen me martesat e hershme dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë
Aftësi të shkëlqyera analitike për të kryer hulumtime cilësore dhe sasiore, për të analizuar të dhënat dhe për të nxjerrë përfundime dhe rekomandime praktike.
Aftësi të shkëlqyera për të hartuar raporte të strukturuara dhe të qarta që përfshijnë analizë të thelluar të të dhënave dhe zgjidhje të propozuara për problemet e identifikuara.
Aftësi për të komunikuar në gjuhën shqipe dhe serbe do të konsiderohet një avantazh.
Ekspertizë në përdorimin e metodave dhe mjeteve hulumtuese, përfshirë zhvillimin dhe administrimin e pyetësorëve dhe intervistave.
Njohuri mbi analizën e të dhënave të marra nga hulumtimet dhe përpunimi i tyre në formën e raporteve dhe rekomandimeve.
DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM
CV;
Oferta financiare;
Një plan pune i detajuar që përshkruan metodologjinë e propozuar për hulumtimin, aktivitetet kryesore që do të ndërmerren, kohëzgjatjen e secilës fazë dhe rezultatet e pritshme. Plani i punës duhet të demonstrojë një kuptim të qartë të problematikës dhe qasjen për të arritur qëllimet e hulumtimit;
Propozimi teknik duhet të përfshijë një përshkrim të metodologjisë së hulumtimit, qasjen e përdorur për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave, si dhe strategjitë për përfshirjen e të anketuarve dhe grupeve të targetuara. Gjithashtu, duhet të përshkruajë bashkëpunimin me organizatat lokale dhe akterët e interesit.
Të paktën dy (2) referenca profesionale nga projekte të mëparshme të ngjashme që kanë të bëjnë me hulumtime sociale, politikat publike, ose çështje që prekin komunitetet e margjinalizuara. Referencat duhet të përfshijnë kontaktet e nevojshme për verifikim.