Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
Çmimi për Raportimin e Përgjegjshëm rreth Diabetit 2024.
Përshkrimi i mundësisë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në bashkëpunim me projektin Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS) dhe projektin Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH), shpall thirrjen për Çmimin për Raportimin e Përgjegjshëm rreth Diabetit 2024.
Ky çmim synon të vlerësojë punën e gazetarëve që rrisin vetëdijësimin dhe ofrojnë informacione të sakta për diabetin.
Kushtet për aplikim:
-Të drejtë aplikimi kanë gazetarët nga Kosova.
-Artikujt / storiet (video dhe audio) duhet të jenë të publikuara gjatë vitit 2024 deri me 14 nëntor 2024.
Kriteret për vlerësim:
-Saktësia dhe besueshmëria e informacionit mbi faktet mjekësore lidhur me diabetin.
-Hulumtim i thelluar, përfshirë të dhëna dhe ekspertizë kombëtare dhe ndërkombëtare.
-Origjinaliteti dhe qasja kreative ndaj temës.
-Potenciali për të pasur ndikim pozitiv në rritjen e vetëdijësimit për diabetin.
-Demonstrimi i nivelit më të lartë të përgjegjshmërisë etike në trajtimin e temës.
Procesi i aplikimit:
Artikujt/storjet duhet të përfshijnë një kopje digjitale ose vegëzën e publikimit.
Fituesit do të shpallen gjatë ceremonisë që do të mbahet me 27 nëntor 2024, në Prishtinë.
Do të ndahen tre çmime: çmimi i parë €600; çmimi i dytë €450, dhe çmimi i tretë €300.