Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
National Legal Officer (NP1)
Përshkrimi i mundësisë
OSCE ofron mundësi punësimi si National Legal Officer.
Në mbikëqyrjen e përgjithshme të Shefit të Sektorit të Ligjit dhe Drejtësisë, kandidati i suksesshëm do të ketë këto detyra:
– Të marrë pjesë në shqyrtimin e projekteve të legjislacionit dhe politikave për përputhshmëri me të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe standardet e tjera ndërkombëtare.
– Të monitorojë, analizoje dhe raportojë mbi një gamë të gjerë çështjesh që lidhen me të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në Kosovë, si dhe të marrë pjesë aktivisht në zbatimin e projekteve që përmirësojnë kapacitetet institucionale si dhe aftësitë e oficerëve ligjorë në fushën e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.
– Të marrë pjesë në detyrat e Seksionit për monitorimin e zhvillimit dhe zbatimit të kuadrit ligjor për të siguruar që të drejtat dhe interesat e të gjitha komuniteteve të mbrohen adekuat dhe që anëtarët e të gjitha komuniteteve të kenë qasje në mjete efektive ligjore.
– Të ofrojë analizë të shpejtë ligjore mbi çështjet që lindin në zonën e Misionit dhe të ndjekë rekomandimet brenda organizatës ose me autoritetet përkatëse jashtë.
– Të bëhet i njohur dhe të qëndrojë i informuar mbi të gjitha fushat e legjislacionit të Kosovës që janë të rëndësishme për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e komuniteteve, si dhe të informojë/këshillojë Departamentin dhe Seksionin përkatës.
– Të ruajë bashkëpunim të ngushtë me zyrtarë nga organizata të tjera ndërkombëtare, autoritete lokale dhe organizata joqeveritare për të arritur objektivat e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë.
– Të kryejë detyra të tjera sipas nevojës.
Kërkesat:
– Diplomë universitare në drejtësi (niveli i parë).
– Minimum dy vjet përvojë profesionale në fushën ligjore, me një mirëkuptim dhe njohuri të mirë mbi standardet dhe instrumentet ligjore ndërkombëtare, si dhe mbi ligjet dhe procedurat ligjore të aplikueshme në zonën e misionit dhe juridiksionet fqinjë; një pjesë e përvojës së punës duhet të jetë fituar në një organizatë ndërkombëtare ose në një ambient misioni; aftësi të treguara organizative, analitike, komunikimi dhe ndërpersonale.
– Njohuri të kompjuterëve me përvojë praktike në paketat Microsoft.
– Aftësi të shkëlqyera të komunikimit të shkruar dhe gojor në anglisht dhe një nga gjuhët zyrtare lokale. Njohja e gjuhëve të tjera lokale është një avantaj.
– Aftësi për të punuar me njerëz të kombësive, feve dhe kulturave të ndryshme.
– Ndërgjegjësim dhe ndjeshmëri gjinore të treguar, si dhe aftësi për të integruar një perspektivë gjinore në detyra dhe aktivitete.
– Të ketë një patentë të vlefshme.