Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Projekt “Arti Grafik për Transparencë dhe Informim Publik”

8 Tetor, 2024
Aplikimi përfundon: Tetor 20, 2024
Apliko tani
Afati i aplikimit
Tetor 20, 2024

Përshkrimi i mundësisë

“Qendra Art & Aktivizëm” po kërkon talente të reja në fushën e pikturës dhe dizenjimit grafik për një projekt që do të informojë mbi buxhetin e pushtetit vendor.
Nëse dëshiron të tregosh aftësitë e tua dhe të kontribuosh në këtë nismë kreative, kjo është mundësia jote!

Kjo thirrje hapet në kuadër të projektit “Arti Grafik për Transparencë dhe Informim Publik” me mbështetjen nga skema e granteve “BAT Civil Society”, e zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në partneritet me Faktoje dhe Center for Research and Policy Making (CRPM), mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.