Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Akademia “Voices for Change”

3 Tetor, 2024
Afati i aplikimit u mbyll.
Afati i aplikimit
Afati i aplikimit u mbyll.

Përshkrimi i mundësisë

CITIZENS CHANNEL ofron akademinë “Voices for Change”.

Akademia “Voices for Change”, një program tre-ditor i krijuar për të thelluar njohuritë e tua mbi sfidat e medias në Shqipëri dhe lidhjet e saj me të drejtat e njeriut.
Kjo akademi dinamike do të kombinojë trajnim teorik dhe praktik, duke u fokusuar në fusha si barazia gjinore, raportimi i lajmit lokal me fokus te komunitetet, grupet e margjinalizuara, teknikat e fotografisë, dhe trajnimi për përdorimin e Engaged Citizens Reporting Tool.

Pjesëmarrësit do të shpërblehen me grante të vogla për realizimin e artikujve dhe do të marrin mbështetje editoriale dhe multimediale nga ekipi i Citizens Channel.

Kush Mund të Aplikojë: Gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe qytetarë të angazhuar që janë të apasionuar për të përdorur median si mjet advokimi dhe ndryshimi.