Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
Thirrje për të rinj aktivist nga Berati dhe Hasi.
Përshkrimi i mundësisë
Organizata AIS promotore e Open Data Albania dëshiron të ftojë të rinj nga dy Bashki të vendit Has dhe Berat të bëhen pjesë e aktiviteteve për rritje të ndërgjegjësimit dhe kapaciteteve për advokim dhe monitorim të Shpenzimeve dhe Kontraktimeve Publike.
– Individët që dëshirojnë të marrin pjesë në trajnime, infosesione dhe diskutime të hapura duhet të jenë nën 30 vjeç, banor dhe rezident në këto dy bashki.
Thirrja dhe Programi me të rinj realizohet në mbështetje të Projektit Aktivizëm Rinor për Qeverisje të Mirë dhe Forcim të Kulturës së Monitorimit dhe Aktivizmit (Youth Activism for Good Governance in Berat and Has Municipalities: Instilling Watchdog and Activism Culture).
Projekt që zbatohet Me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë te autor-it/ve dhe nuk përfaqesojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
– 25 deri 30 të rinj do të përzgjidhen me aplikim dhe do te ftohen të marrin pjesë në trajnime; aktivitete ndërgjegjësuese; takime me përfaqësues te Institucioneve me qëllim aftësim dhe edukim për Qeverisje Transparente.
Krijo Aftësi dhe Fuqizohu në Monitorim, Pjesëmarrje dhe Advokim për Shpërndarje të drejtë të Parave dhe Kontratave Publike.