Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Programi Diplomatik i Bashkimit Evropian

3 Dhjetor, 2024
Afati i aplikimit u mbyll.
Afati i aplikimit
Afati i aplikimit u mbyll.

Përshkrimi i mundësisë

Kolegji i Evropës fton profesionistët shqiptarë të formësojnë të ardhmen e diplomacisë së BE-së!

Bëhuni pjesë e Programit Diplomatik të BE-së, një udhëtim 5-mujor në çështjet e Bashkimit Evropian dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Ky është shansi juaj për të përfaqësuar Shqipërinë dhe për të fituar nga trajnimet në platformën evropiane!Kostot për pjesëmarrjen në program mbulohen nga Kolegji i Europës përmes financimit nga DG NEAR.

Programi Diplomatik i Bashkimit Evropian për Rajonin e Zgjerimit është i hapur për diplomatët/zyrtarët e vendeve kandidate të BE-së dhe vendeve të mundshme kandidate (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Ukraina dhe Turqia) që përmbushin kriteret e mëposhtme:

a. Të kenë të drejta të plota si qytetarë të njërës nga 10 përfituesit e mësipërm;
b. Të kenë statusin e një prej:
i. Diplomati i ri i një prej përfituesve me maksimum 5-7 vjet përvojë në shërbimin diplomatik kombëtar, ose
ii. Zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme ose i një Ministrie/Agjencie tjetër të Shtetit i specializuar në çështjet e BE-së dhe/ose procesin e anëtarësimit në BE me maksimum 5-7 vjet përvojë;
Do t’u jepet prioritet aplikimeve të zyrtarëve me status diplomati.
c. Të jenë të aftë të flasin dhe të shkruajnë anglisht (niveli C1 i Kuadrit Evropian të Referencës për Gjuhët);
d. Të kenë një nivel arsimimi që përputhet me studimet universitare të përfunduara;
e. Të kenë përvojë profesionale në ose njohuri të çështjeve të BE-së dhe procesit të anëtarësimit;
f. Të ofrojnë një letër zyrtare nga punëdhënësi i tyre (MPJ ose ministri/agjenci të tjera të Shtetit) që autorizon pjesëmarrjen në Programin Diplomatik të Bashkimit Evropian për Rajonin e Zgjerimit për periudhën 03 Shkurt 2025 – 30 Qershor 2025.