Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Konkurs Logo & Identiteti Vizual

3 Nëntor, 2024
Aplikimi përfundon: Nëntor 30, 2024
Apliko tani

Aplikoni për këtë mundësi

Afati i aplikimit
Nëntor 30, 2024

Përshkrimi i mundësisë

Bashkia e Tiranës organizon konkurs logo & identiteti vizual.

Kriteret dhe udhëzimet:
-Logoja duhet të përcjellë mesazh të qartë;
-Të jetë unike dhe bashkëkohore;
-Të japë një ide të plotë, të detajuar të dizajnit të propozuar të frymëzuar nga kultura, trashëgimia dhe krijimtaria artistike e Tiranës;
-Të mund të përdoret në materialet promocionale;
-Logoja të jetë me ngjyra;
-Të dorëzohet në formatet: pdf, jpeg, png, eps, tiff.

Përdorimi i Logos
-Shkresat zyrtare të Bashkisë Tiranë për vitin 2025;
-Ftesat dhe njoftime të Bashkisë Tiranë për vitin 2025;
-Materiale promovuese dhe objekte promocionale;
-Postera;
-Bill boarde;
-Materiale foto dhe video në rrjete sociale.

Pjesëmarrësit:
-Studentë;
-Disenjatorë me përvojë dhe grafistë profesionist;
-Artistë;
-Kompani që operojnë në fushën e marketingut dhe dizajnit.

Çmimet:
-Vendi i parë:500 000 lekë
-Vendi i dytë:200 000 lekë
-Vendi i tretë:100 000 lekë