Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
Asistentë të përkohshëm
Përshkrimi i mundësisë
Këshilli Britanik po kërkon Asistentë të Përkohshëm për të mbështetur Programin e Rrugëve Alternative në Tiranë.
Lokacioni: Tiranë dhe bashkitë përreth (Has, Kukës, Dibër, Bulqizë, Burrel, Tropojë, Klos, Malësia e Madhe).
Përgjegjësitë: Mbështetje logjistike, administrative dhe në zbatimin e projekteve.
Angazhimi do të jetë me kohë të pjesshme, në bazë të orëve, sipas nevojave të projektit për çdo muaj.
Orari i punës për ditë, javë ose muaj do të miratohet me menaxherin e projektit.
Do të ketë punë në mbrëmje dhe herë pas here në fundjavë.
Kulaifikimet:
• Të paktën 1 vit përvojë pune relevante në organizata lokale ose ndërkombëtare.
• Aftësi të shkëlqyera në komunikimin e shkruar dhe të folur.
• Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e teknologjisë informacionit.
• Aftësi të shkëlqyera në anglisht, si në shkrim ashtu edhe në të folur.
• Aftësi të shkëlqyera në gjuhën shqipe.
• Kualifikim në nivel të shkollës së mesme. Kualifikimi në nivel bachelor do të konsiderohet një avantazh.
Për më shumë informacione ose për të aplikuar kliko në butonin “Apliko tani”