Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

UfM Creative Economy Conference

22 Tetor, 2024
Aplikimi përfundon: Tetor 31, 2024
Apliko tani
Afati i aplikimit
Tetor 31, 2024

Përshkrimi i mundësisë

Tirana, 4-6 Nëntor 2024 – Bashkimi për Mesdheun, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bashkinë e Tiranës dhe Rjetin e Profesionistëve të Rinj të Shqipërisë, po organizon një Konferencë mbi Ekonominë Kreative. Ky event shënon fillimin e rrugëtimit të Aleksandrisë dhe Tiranës si Kryeqytetet e Parë të Kulturës dhe Dialogut në Mesdhe në vitin 2025.

Sektoret kulturorë dhe kreativë luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë globale, duke kontribuar me 3.1% në PBB-në globale dhe duke përbërë 6.2% të punësimit, me gati 50 milion vende pune në mbarë botën, veçanërisht për të rinjtë (UNESCO, 2022). Në vitin 2020, mallrat dhe shërbimet kreative përbënin 3% dhe 21% të eksporteve totale të mallrave dhe shërbimeve, përkatësisht (UNCTAD, 2022).

Përveç ndikimit të tyre ekonomik, këto sektorë ofrojnë përfitime sociale të rëndësishme, duke promovuar shëndetin dhe mirëqenien, duke nxitur përfshirjen sociale dhe duke rritur kapitalin social lokal.

Konferenca do të mbledhë ekspertë, sipërmarrës kreativë, qendra kreative dhe përfaqësues nga institucione publike dhe organizata ndërkombëtare në të gjithë rajonin. Ajo do të fokusohet në rolin e industrive kreative dhe kulturore në mbështetje të kalimit në një ekonomi më të gjelbër, duke përfshirë riciklimin kreativ të mbetjeve dhe konsumimin dhe prodhimin më të qëndrueshëm. Do të diskutohen praktikat më të mira dhe politikat që mbështesin këtë rol, si dhe mundësitë për rrjetëzim dhe mësim nga njëri-tjetri.

Në ditën e ardhshme, do të organizohet një vizitë në terren në një qendër kreative me mbështetje nga partnerët lokalë, duke ofruar një njohuri të drejtpërdrejtë mbi përvojat e tyre dhe një kuptim më të thellë të ekosistemit shqiptar lidhur me krijimtarinë dhe inovacionin.

Në këtë kontekst, UfM do të mbështesë pjesëmarrjen e disa palëve të interesuara nga rajoni, duke mbuluar shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit. Pjesëmarrësit e zgjedhur do të informohen në kohë.