Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Bursa Brainster për Akademitë e Front-End/Graphic Design/Marketingu Digjital

19 Tetor, 2024
Aplikimi përfundon: Tetor 31, 2024
Apliko tani
Afati i aplikimit
Tetor 31, 2024

Përshkrimi i mundësisë

Brainster është një organizatë që ofron arsim cilësor në fushat e programimit, dizajnit dhe marketingut.
Brainster, nuk ka të bëjë vetëm me arsimim; Brainster është këtu për ta revolucionarizuar atë!

Bashkohu me një komunitet prej 11,000 + alumni që kanë kapërcyer hendekun midis aftësive të sotme dhe mundësive të së nesërmes.

Brainster ofron 100 kupona me vlerë prej 1000 euro per të suportuar rritjen tuaj në karrierë.

Përzgjedhja bëhet në nivel individual pas takimit online me dikë nga ekipi i Student Admission. Faktorët kryesorë që do të diskutohen do të jenë:

– Eksperienca dhe përvojat e mëparshme. Për t’u regjistruar në një akademi nuk kërkohet asnjë përvojë përkatëse profesionale në terren ose arsim, por një nivel i caktuar disipline profesionale do t’ju ndihmojë të zotëroni më mirë akademinë. Për sa i përket njohurive paraprake të teknologjisë, do të jetë një plus nëse jeni të shkathët në përdorimin e teknologjisë në përgjithësi dhe njohuritë bazë të përdorimit të kompjuterit pasi e gjithë akademia bazohet në mjete dhe metodologji digjitale.

– Motivimi. Standarti është i lartë kur bëhet fjalë se sa i motivuar, i vendosur dhe i përkushtuar është një kandidat. Studimi në një nga akademitë kërkon investim kohe, energjie dhe fokusi. Edhe pse ekipi është gati për t’ju mbështetur gjatë gjithë akademisë, suksesi do të jetë rezultat i përpjekjeve të shumta që keni bërë.

– Njohuri të mjeteve dhe gjuhës angleze. Nuk është e detyrueshme që të keni hasur më parë me mjetet që do ti mësoni, por është e nevojshme të keni njohuri të gjuhës angleze. Do të hasni terminologji në gjuhën angleze, do të punoni me klientë ndërkombëtarë në projekte reale, teknologji në anglisht, etj.