Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

PROGRAMI KOMBËTAR I BURSAVE TË REPUBLIKËS SLLOVAKE VITI AKADEMIK 2024-2025

15 Tetor, 2024
Aplikimi përfundon: Tetor 31, 2024
Apliko tani
Afati i aplikimit
Tetor 31, 2024

Përshkrimi i mundësisë

Agjencia Sllovake Akademike dhe Informative (SAIA), njofton mbi hapjen e aplikimeve të
Programit Kombëtar të Bursave të Republikës Sllovake për studime, kërkime, mësimdhënie dhe art
për vitin akademik 2024-2025.

Studentët që mund të aplikojnë për këtë bursë janë:
-Studentët e huaj
-Studentë të nivelit të dytë të arsimit të lartë ose janë studentë që në momentin e aplikimit kanë përfunduar të paktën 2.5 vjet studime universitare në të njëjtën fushë të ngjashme studimi/programi
-Do të përfundojnë një qëndrim studimor në Sllovaki si pjesë e studimeve të tyre universitare jashtë vendit dhe që janë pranuar nga një universitet publik, privat ose shtetëror në Sllovakinë Republikë për qëllimin e pranimit në mobilitetin akademik për të studiuar në Sllovaki.

Aplikantët duhet të dorëzojnë aplikimin dhe dokumentet e tyre në gjuhën sllovake ose anglisht.

Dokumentet kryesorë për të aplikuar në Programin Kombëtar të Bursave të Republikës Sllovake janë :

– CV;

– Kopje e Pasaportës;

– Lista e notave;

– Vërtetim studenti;

– Letër Motivimi;

– Certifikatë e gjuhës së huaj;

Pas përfundimit të mobilitetit, studenti merr nga universiteti në të cilin ka kryer shkëmbimin dokumentat si më poshtë:

– Listën e notave;

– Certifikatën e kryerjes së mobilitetit;

– Programin mësimor/syllabuset e lëndëve të ndjekura;

– Një kopje të Survey (pyetësorit), i cili dërgohet automatikisht elektronikisht nga universiteti ku keni kryer mobilitetin.

Informacionet më të detajuara dhe linkun e aplikimit mund ti gjeni duke klikuar në butonin Apliko tani.