Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Specialist i Marrjes në Sigurim

7 Tetor, 2024
Aplikimi përfundon: Tetor 21, 2024
Apliko tani

Aplikoni për këtë mundësi

Afati i aplikimit
Tetor 21, 2024

Përshkrimi i mundësisë

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” ofron 2 mundësi punësimi në pozicionin Specialist i Marrjes në Sigurim.

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

-Kërkon dhe identifikon treg dhe klientë potenciale per shitjen e produkteve të sigurimit..
-Mban marrëdhëniet me klientet.
-Siguron nga klienti dokumentacionin e përcaktuar në udhëzime.
-Përcakton mbulimin e sigurimit dhe përllogarit primin e sigurimit.
-Rregjistron të dhënat për shitjet e policave të sigurimit, dhe përpunon evidencat e shitjes.
-Pregatit planin lidhur me kërkesat dhe shpenzimet e nevojshme për zhvillimin e mëtejshme shitjeve.

Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:

-Të ketë mbaruar arsimin e lartë, me preferencë në Fakultetin e Inxhinierisë, Fakultetin Ekonomik – Menaxhim Biznesi ose Shkenca të Natyrës.
-Preferohen të kenë njohuri në fushën e sigurimeve.
-Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, e-mail, internet.
-Preferohen kandidatë me njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
-Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizative, analizuese, drejtuese, monitoruese dhe vlerësuese. Të jetë i/e përkushtuar dhe dinamik.
-Të ketë aftësi analizuese, monitoruese dhe vlerësuese.
-Të jetë i përkushtuar dhe dinamik.