Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Specialist Trajtim Praktika

3 Tetor, 2024
Aplikimi përfundon: Tetor 17, 2024
Apliko tani
Afati i aplikimit
Tetor 17, 2024

Përshkrimi i mundësisë

“SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA” ofron mundësi pune si Specialist Trajtim Praktika në Departamentin e Dëmeve të Shëndetit.

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

– Regjistron dhe verifikon dokumentacionin e ardhur.
– Kryen kontollin e faturave për garancitë e pagesës që dërgohen në spitale dhe klinikat mjekësore me të cilat SIGAL UNIQA Group AUSTRIA bashkëpunon.
– Kryen rakordimin e shërbimeve me garancinë e pagesës, çmimin e aplikuar në bazë të kontratava aktuale midis shoqërisë së sigurimit dhe institucionit mjekësor që jep shërbimin.
– Kryen kontrollin për përgjigjet e ekzaminimeve sipas garancise, vlerësimin financiar të faturave, krijim e urdhër pagesës si edhe urdhër pagesës së përbashkët për grupe faturash.
– Mban kontaktet me spitalet dhe klinikat mjekësore për problematika me dokumentacionin apo problematika financiare.
– Ndjek në kohë faturat e saktësimit për shërbime të pamarra nga të siguruarit apo për mos zbatime të kontratave nga ana e institucioneve mjeksore.

Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:

– Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin Ekonomik, Shkencat e Natyrës.
-Të ketë 3(tre) vite eksperiencë pune.
-Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, Internet.
-Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
-Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese