Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Trajnimi Eur(h)ope

October 26, 2024
Application ends: November 20, 2024
Apply Now

Apply for this job

Upload CV (doc, docx, pdf)
Deadline date:
November 20, 2024

Job Description

Kërkohen 4 punonjës të rinisë, edukatorë të rinj dhe/ose trajnerë të moshës 18+ që janë të gatshëm të marrin pjesë në kursin trajnimor në Tiranë, i organizuar brenda projektit Eur(h)ope, një projekt 24-mujor Erasmus+ që ka si qëllim të ndërtojë kapacitetet e të rinjve të moshës 18-25 që jetojnë në komunitetet kufitare Mesdhetare-Adriatike, duke i angazhuar ata në aktivitete trajnuese dhe avokatie në lidhje me identitetin evropian përmes teknikave gazetareske dhe metodologjive NFE.

Gjatë trajnimet, 4 punonjës të rinisë nga secila organizatë partnere (për një total prej 20 pjesëmarrësish) do të fitojnë aftësitë dhe teknikat e nevojshme për të analizuar narrativat aktuale, zhvilluar teknika intervistash dhe përgatitur përmbajtje, si dhe për të matur vizionin e përbashkët në fushë përmes intervistave dhe punës në shkrim. Këto kompetenca do të transmetohen përmes një qasjeje NFE. Feedback-u i marrë nga pjesëmarrësit do të çojë në një version të përditësuar të Self-Narrative Kit.

Kërkesat:
Moshë 18+
Motivim dhe interes në fushën e gazetarisë dhe medias.
Nivel bazik i media literacy.
Njohuri të ndërmjetme të gjuhës angleze.

Përzgjedhja do të respektojë rregullat e balancimit gjinor.