Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
Kursi për projektin Jean Monnet Chair “ALB-EU”
Job Description
Hapen regjistrimet per kursin e projektit Jean Monnet Chair “ALB-EU”
Në partneritet me Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës, Instituti i Studimeve Europiane po zbaton projektin “The Albanian EU integration process through academia” (ALB-EU).
Ky projekt synon të japë informacion dhe analizë të thelluar rreth kapitujve negociues për anëtarësimin, me anë të organizimit të një serie prej 35 leksionesh dhe modulesh, sipas secilës fushë. Profesorë dhe ekspertë sipas secilit kapitull negociues do të përfshihen në këto leksione, duke sjellë edhe njohuritë më të përditësuara për pjesëmarrësit. Leksionet do te jenë 1-2 herë në javë duke filluar nga java e parë e dhjetorit.
Afati i aplikimit është data 30 nëntor.