Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Internship pranë Qëndrës për Nisma Ligjore Qytetare

November 9, 2024
Application deadline closed.
Deadline date:
Application deadline closed.

Job Description

QNL fton studentët e Fakultetit të Drejtësisë që duan të angazhohen në Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, veçanërisht të të drejtave të grave, për të marrë pjesë në një program internship-i (pa të drejtë pagese). Internshipi do të zgjasë për një periudhë 3-mujore me angazhim fizikisht tri ditë në javë, jo më pak se 2 orë në ditë.

Përshkrimi i Programit:
– Kontributi i studentëve do të përfshijë ndihmë juridike, nën mbikëqyrjen e avokatëve të qendrës, pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme, analiza të legjislacionit dhe monitorim të zbatimit të tij.
– Aktivitetet përfshijnë edhe angazhim në detyra administrative.

Detyrat Kryesore të Praktikantëve:
1. Analizë legjislacioni në fushën e të drejtave të njeriut.
2. Monitorim i seancave gjyqësore dhe identifikim i problematikave.
3. Asistencë juridike përfituesve të qendrës.
4. Asistencë për realizimin e aktiviteteve të organizatës.
5. Detyra administrative sipas rastit.

Kriteret për Kandidatët:
1. Të kenë ndjekur vitin e tretë të studimeve bachelor ose të jenë në master.
2. Njohuri të mira të anglishtes dhe programeve bazë kompjuterike.
3. Aftësi të mira për punë në grup.

Mënyra e Aplikimit:
– Dokumentacioni (CV, letër motivimi dhe kopje të dokumenteve të nevojshme)

Përzgjedhja:
– Një komision përzgjedh kandidaturat dhe informon të përzgjedhurit deri më 20 nëntor 2024. Pas përfundimit të programit, praktikantët do të marrin një certifikatë për angazhimin e tyre.