Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
Projekt “Skemë granti për të rinjtë”
Job Description
Shpallet thirrja e parë për projektin “Skemë granti për të rinjtë”, në mbështetje të zhvillimit të iniciativave ekonomike lokale, duke ruajtur një qasje miqësore ndaj mjedisit.
Granti do të mbështesë të rinjtë e moshës 18- 30 vjeç, banues në Bashkinë Shkodër, të cilët kanë një ide apo kanë një biznes ekzistues të vogël ose të mesëm dhe kërkojnë të shndërrohen në biznese eko-inovative, për një projekt propozim me afat nga 6 – 9 muaj dhe shuma do shpërndahet në bazë të planit financiar të aplikimeve fituese.
Të gjitha aplikantët duhet të kenë një ide për biznes, që ka si qëllim fillimin ose zgjerimin e një biznesi të pavarur të vogël ose të mesëm.
Aplikantët janë të detyruar të marrin pjesë personalisht në të gjitha aktivitetet e Thirrjes, duke qenë se ata janë të përfshirë drejtpërsëdrejti në zhvillimin dhe zbatimin e biznesit të tyre.
Ato që nuk përmbushin kriteret për t’u përzgjedhur janë ato të cilat kanë konflikt interesi me palët e përfshira dhe vendimmarrësit e skemës se granteve. Për këtë aplikantët duhet të nënshkruajnë deklaratën e konfliktit të interesit.
Aplikantët mund të marrin pjesë në thirrje vetëm me 1 (një) ide biznesi.
Aktivitetet e pranueshme për biznes janë nga sektorët e mëposhtëm, përkatësisht:
– Turizëm/ Agroturizëm;
– Mjedis;
– Energji e rinovueshme;
– Shërbime;
– Artizanat;
– Teknologjia e informacionit dhe zhvillimit.