Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Grup ekspertësh për të ndihmuar në zhvillimin e procedurave të brendshme për organizatat e medias lokale

November 29, 2024
Application deadline closed.
Deadline date:
Application deadline closed.

Job Description

Rrjeti Ballkanik i Reportazheve Investigative në Shqipëri (BIRN Albania) dhe Qendra për Zhvillimin e Shkencës për Inovacion (SCiDEV) po kërkojnë një grup ekspertësh për të ndihmuar në zhvillimin e procedurave të brendshme për organizatat e medias lokale.

Ky thirrje është pjesë e projektit “Fuqizimi i Lirisë së Shtypit, Profesionalizmit dhe Sigurisë së Gazetarëve në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga BIRN Albania në partneritet me SCiDEV dhe Qendrën Faktoje. Projekti ka për qëllim të zhvillojë kapacitetet e medias lokale dhe gazetarëve përmes trajnimeve dhe mentorimeve, duke i mundësuar atyre të monitorojnë progresin e Shqipërisë në lirinë e shtypit dhe të adresojnë shkeljet e lirisë së shprehjes, si dhe çështjet që lidhen me sigurinë e gazetarëve.

Këtë vit, projekti ka dhënë grante për tre organizata të medias lokale, me planin për të mbështetur edhe tre të tjera vitin e ardhshëm. Një vlerësim i parë i dobësive dhe nevojave të organizatave të medias lokale ka identifikuar nevojën për të zhvilluar procedura kyçe të brendshme, të cilat do të mbështeten nga ky projekt.

Në këtë kuadër, BIRN Albania dhe SCiDEV po kërkojnë ekspertë për të zhvilluar procedura të brendshme për organizatat e medias lokale në fushat e mëposhtme:

– Zhvillimi i planifikimit strategjik
– Procedurat financiare dhe të tenderimit
– Procedurat administrative
– Udhëzimet për sigurinë e gazetarëve dhe kibernetikën
– Udhëzimet për komunikimin nëpërmjet mediave sociale
– Udhëzimet editoriale për raportimin mbi tema të ndjeshme dhe komunitete të margjinalizuara

Ekspertët do të angazhohen nga dhjetori 2024 deri në mars 2026 dhe do të ofrojnë këshillim brenda një periudhe kohore prej 10 ditësh për secilën procedurë.

Ekspertët mund të aplikojnë për më shumë se një procedurë dhe duhet të specifikojnë fushat e interesit të tyre në letrën e interesit.