Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Dizajner/e – Kompani dizajni

November 17, 2024
Application ends: November 27, 2024
Apply Now
Deadline date:
November 27, 2024

Job Description

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpallë pozitë të hapur për Dizajner/e – Kompani dizajni.
Ju lutemi dërgoni dokumentet e kërkuara deri me 27 nëntor 2024, në orën 17:00, me titullin “Dy Fushata Vetëdijësuese – Kujdesi shëndetsor”.

PËRGJEGJËSITË
RrGK kërkon një dizajner/e apo kompani dizajni për të realizuar materiale për dy fushata vetëdijësuese, fushata këto të cilat kanë më shumë se një audiencë të vetme, duke përfshirë gratë, stafin shëndetësor si dhe gjithë qytetarët në përgjithësi. Të gjitha këto do të diskutohen gjatë takimit në fillim të bashkëpunimit me dizajnerin/en apo kompaninë e dizajnit.

DETYRAT
Materialet që kërkohen të zhvillohen për këto fushata janë infografika me dizajne. Fushata e parë ka për qëllim të ngrisë vetëdijen lidhur me gjendjen në terren dhe shkeljet në sistemin shëndetësor (8-10 infografika, 10-15 dizajne), ndërsa fushata e dytë synon të vazhdojë ngritjen e vetëdijes mbi raportimin e shkeljeve (10-15 dizajne; dizajn i një posteri). Këto fushata priten të jenë vazhdimësi e fushatës së parë, të cilën mund ta gjeni në ueb-faqen e RrGK. Përveç në gjuhën shqipe, disa prej materialeve do të përgatiten/përshtaten edhe në gjuhën angleze dhe atë serbe. RrGK do të sigurojë të gjithë përmbajtjen për këto materiale (do të diskutohet edhe me dizajnerin/en apo kompaninë e dizajnit), përkthimin e materialeve, si dhe do të punojë ngushtë me dizajnerin/en apo kompaninë e përzgjedhur gjatë gjithë procesit të punës. Të gjitha materialet duhet të prodhohen në bashkëpunim të ngushtë me RrGK-në, duke siguruar që dizajnet të jenë në përputhje me misionin dhe vizionin e RrGK-së si dhe të ndjekin rregullat e përcaktuara për dukshmërinë e këtyre materiale nga ADA. Konceptet e dizajnit duhet të jenë origjinale si dhe të respektojnë ligjet e autorësisë.

Dizajneri/ja apo kompania i/e interesuar duhet të dorëzojnë:
• Një propozim të shkurtër teknik me shembuj dhe/ose ide për dy fushata;
• Një portofolio me punë krahasimore që demonstron kapacitetet; dhe
• Një propozim financiar për dy fushata.