Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
Trajnim Krijimi dhe Modifikimi i Videove
Job Description
A dëshironi të keni një video që do të reklamohet në të gjithë Shqipërinë? Projekti i Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar ’Ndërto të Ardhmen Tënde Këtu’ po ofron trainime për krijimin dhe modifikimin e videove me një videograf profesionist në katër qytete në veri këtë Nëntor.
Në këto trainime 1-ditore ju do të punoni në grupe për të xhiruar dhe modifikuar video në telefonin tuaj, për jetën tuaj dhe çfarë ju frymëzon. Do të mësoni se si t’i modifikoni ato në mënyrë profesionale dhe t’i ktheni në përmbajtje me cilësi të lartë. Do të mesoni gjithashtu se si të bëheni videograf profesionist nga një ekspert në Shqipëri.
Tre skuadrat me videot më të mira do të kenë mundësinë të shfaqin videot e tyre, si pjesë e një fushate reklamimi kombëtare nga Ambasada Britanike në Tiranë.
Workshopet do të zhvillohen në katër qytete në datat e mëposhtme ndërmjet orës 09:00 dhe 17:00, jeni të lutur të zgjidhni cilin prej tyre dëshironi të merrni pjesë:
Kukës – E shtunë, 16 Nëntor 2024
Peshkopi (Dibër) – E diel, 17 nëntor 2024
Krumë (Has) – E shtunë, 23 Nëntor 2024
Bajram Curri (Tropojë) – E diel, 24 nëntor 2024
Kjo thirrje është e hapur për vajza dhe djem nga mosha 18-26 vjeç.