- Home
- Candidates
- Adobe XD
Showing all 3 results
Oficeri i kredisë është përgjegjës për menaxhimin e të gjithë procesit të kredisë, nga aplikimi fillestar tek mbyllja e transaksioneve. Gjithashtu, ndihmon klientët të hulumtojnë huatë, ndjekin dokumentet, koordinohen me nënshkruesit dhe mbajnë aplikantët të informuar për statusin e tyre të kredisë.
Programuesi planifikon, zhvillon dhe kryen mirëmbajtjen e programe kompjuterike. Gjithashtu, teston programet dhe siguron që ato të jenë të lehta në përdorim dhe me dobi.
Shkrimtari krijon vepra të shkruara të dizajnuara për përdorim publik. Gjithashtu, përdor fjalën e shkruar për të komunikuar ide duke e përcjell atë në formë romani, tregimi, poezi ose eseje.
Laboranti mjekësor kryen teste kryesisht në mjedise laboratorike. Një laborant merr mostra të indeve, lëngjeve trupore dhe substancave të tjera, që më pas të kryejë analiza bakteriologjike, mikroskopike, imunologjie dhe diagnostikuese kimike.
Hulumtuesi është një profesionist që kryen studime dhe analiza intensive në një fushë specifike, për të zbuluar informacione të reja ose për të kuptuar më mirë të dhënat ekzistuese. Puna e tyre mund të çojë në përparime jetike shkencore, përmirësime të produktit, zhvillim politikash ose vendime strategjike të biznesit.
Doktori është një nga anëtarët kryesorë të stafit mjekësor dhe një profesion i rëndësishëm në shoqëri. Detyrat e tyre kryesore përfshijnë ekzaminimin e pacientëve, diagnostikimin e problemeve shëndetësore, ofrimin e trajtimeve të duhura, si edhe të informojnë pacientët e të afërmit e tyre.
Guida turistike drejton turistët dhe i informon ata për atraksione të tilla si monumente, parqe kombëtare, bukuri natyrore apo ndërtesa të famshme. Ata mund të punojnë me operatorë turistikë ose të ofrojnë shërbime të pavarura.
Historiani mbledh të dhëna historike nga burime të ndryshme, duke përfshirë arkivat, librat dhe artefaktet. Gjithashtu, analizon dhe interpreton informacionin historik për të përcaktuar vërtetësinë dhe rëndësinë e tij.
Ekonomisti analizon të dhëna dhe informacione për shpërndarjen e burimeve të ndryshme financiare, në mënyrë sa më efektive. Gjithashtu, mbledh të dhëna, statistika financiare dhe socio-ekonomike, këshillon për vendime efektive financiare, si dhe ndihmon në ndërtimin e parashikimeve ekonomike.
Avokati është përgjegjës për përdorimin e njohurive të specializuara të ligjeve kombëtare ose lokale, për të ndihmuar klientët të marrin përfajësim të drejtë në gjykatë. Detyra e tyre përfshin takimin me klientë për të përcaktuar nevojat e tyre, koordinimin me profesionistë të tjerë ligjorë për të përpiluar dokumente dhe të përfajësojnë klientët në gjykatë.
Gazetari kryen hulumtime dhe shkruan artikuj apo tregime informative rreth ngjarjeve reale, duke përdorur një perspektivë të drejtë dhe të paanshme. Gjithashtu, kryen intervista dhe mbledh informacione, për përgatitjen e materialeve aktuale dhe interesante.
Juristi hulumton aspektet ligjore dhe kujdeset mbi mundësitë e blerjes, shitjes, etj., duke interpretuar ligjin. Një jurist përgatit memo, kontrata dhe dokumente të tjera ligjore, për t'i ardhur në ndihmë sektorit publik apo privat.
Hetuesi kryen hulumtime dhe kërkon informacione për çështje ligjore, financiare dhe personale. Gjithashtu, ofron shërbime si verifikimi i të kaluarës dhe deklaratave të njerëzve, gjetja e personave të zhdukur, hetimi i krimeve kompjuterike, etj.
Matematicieni studion dhe përdor formula që i nevojiten për t'iu përgjigjur problemeve komplekse matematikore. Gjithashtu, zbaton teoritë dhe teknikat matematikore për të zgjidhur problemet praktike në industri, inxhinieri, shkencë, etj.
Farmacisti jep medikamente me recetë dhe u ofron pacientëve informacion rreth barnave dhe përdorimit të tyre. Gjithashtu, monitoron historikun e pacientit dhe përditësohet mbi zhvillimet e fundit në mjekësi.
Specialisti marketingut studion tregje specifike për të ndihmuar kompanitë të kenë një kuptim më të mirë të konkurrentëve dhe krijon fushata reklamuese. Gjithashtu, mbledh të dhëna për tregje apo sektor të caktuar, analizon informacionin dhe drejton strategji marketingu.
Shoferi kryen në mënyrë të sigurt transportin e pasagjerëve apo mallrave nga një vend në tjetrin. Një shofer drejton në mënyrë korrekte mjetin dhe kryen kontrolle periodike të sigurisë së tij.
Arkitekti projekton ose ridizajnon ndërtesa të reja apo ekzistuese, objekte ose skicon arredimin e ambienteve. Gjithashtu, përgatit specifikime teknike duke vlerësuar kostot e projektit, si dhe mbikëqyr procesin e ndërtimit.
Inxhinieri kryen studime, projektime, mirëmbajtje dhe zbaton vepra të ndryshme inxhinierike në funksion të banimit, arsimimit, argëtimit, etj. Gjithashtu, kryen hartimin e planeve të një dizajni, teste të kontrollit të cilësisë dhe mbikëqyr projektet në ndërtim.
Piloti drejton avionin për të transportuar njerëz dhe mallra. Një pilot gjithmonë punon së
bashku me një ndihmës-pilot dhe ndan përgjegjësinë e drejtimit të avionit, komunikimin me
kontrollin e trafikut ajror dhe monitorimin e instrumentet e tjera.
Dentisti diagnostikon dhe trajton problemet e dhëmbëve dhe ndihmon pacientët që të
ndjekin regjime më të mira të higjienës orale. Gjithashtu, ofron këshilla dhe udhëzime për
kujdesin e higjienës orale dhe për zgjedhjet e dietave.
Hidrauliku instalon, riparon dhe mirëmban tubacione dhe sisteme të ujit të pijshëm ose
ujërave të zeza. Gjithashtu, skicon planimetri dhe përgatit specifikime teknike, për të
përcaktuar strukturën e sistemeve të furnizimit me ujë apo sistemeve të kullimit.
Elektricisti është një profesion i cili merret me instalimin dhe riparimin e sistemeve të
kontrollit elektrik. Detyrat e tyre përfshijnë mirëmbajtjen e rrjetin eklektik, për t’i dhënë
zgjidhje problemeve të ndryshme.
Instalimi, mirëmbajtja dhe riparimi i sistemeve të kontrollit elektrik.
Leximi i diagrameve teknike.
Kryerja e mirëmbajtjes së përgjithshme elektrike.
Inspektimi i transformatorëve, ndërprerësve dhe komponentëve të tjerë elektrikë.
Zgjidhja e problemeve elektrike duke përdorur pajisje testimi.
Mekaniku është një profesion që kujdeset për mirëmbajtjen dhe riparimin e pjesëve
mekanike të mjeteve motorike, por edhe të makinerive industriale në uzina apo fabrika.
Përmes diagnostikimeve, ndihmon në parandalimin e problemeve dhe siguron që mjetet ose
makineritë po funksionojnë në mënyrën e duhur
Marangozi është një profesionist që punon me drurin dhe materiale të tjera, për ndërtimin
dhe mirëmbajtjen e strukturave apo objekteve të ndryshme. Në detyrat e tyre përfshihet
edhe instalimi dhe ndërtimi i mobilieve të ndryshme, si dhe rindërtimi dhe dizajnimi i
projekteve.
Zjarrfikësi është përgjegjës për të luftuar zjarret dhe situata të tjera të rrezikshme, duke
garantuar sigurinë e të tjerëve. Detyrat e tyre përfshijnë përdorimin e pajisjeve për shuarjen
e zjarreve, shpëtimin e njerëzve dhe ofrimin e shërbimeve në vendin e një aksidenti
automobilistik ose fatkeqësie natyrore.
Arreduesi kryen skicime dhe prezantime për arredimin funksional dhe estetik të hapësirave të brendshme ose të jashtme. Gjithashtu, sugjeron dhe siguron mobiliet dhe materialet e tjera të nevojshme për realizimin e projektit.
Kuzhinieri planifikon, përgatit dhe gatuan artikuj ushqimorë për t’i siguruar shërbimin dhe cilësinë e lartë klientit. Gjithashtu, menaxhon dhe organizon funksionimin e mirë të kuzhinës duke siguruar trajtimin e duhur të ushqimit dhe higjienës së tij.
Arkëtari është përgjegjës për përpunimin e transaksioneve të parave, kartave të kreditit, debitit, duke përdorur një arkë ose sistem. Detyrat e tyre përfshijnë ndërveprimin me klientët, balancimin e arkës, regjistrimin e blerjeve, përpunimin e kthimeve dhe skanimin e artikujve për shitje.
Përfaqësuesi i shërbimit të klientit është përgjegjës për angazhimin me klientët në emër të kompanisë ku punon. Detyrat e tyre përfshijnë kontaktimin me telefon ose e-mail me klientët, pjesëmarrjen në trajnime për të zbuluar taktika të reja komunikimi dhe njohjen e mirë të produkteve ose shërbimeve të kompanisë.
Recepsionisti është përgjegjës për kryerjen e detyrave nëpunëse brenda një kompanie ose zyre. Detyrat e tyre përfshijnë përgjigjen dhe transferimin e thirrjeve telefonike, menaxhimin e email-eve, përshëndetjen dhe asistimin e vizitorëve.
Agjenti i udhëtimeve është përgjegjës të ndihmojë individët dhe bizneset të planifikojnë udhëtimet e personale dhe të punës. Detyrat e tyre përfshijnë këshillimin e klientëve për destinacionet e udhëtimit, krijimin e itinerareve dhe rezervimin e udhëtimeve me avion ose autobus dhe akomodimeve në hotele.
Tekniku i kompjuterëve menaxhon sistemet kompjuterike për të siguruar që ato të funksionojnë pa probleme dhe të jenë të sigurta. Një teknik zgjidh problemet me softuerin dhe harduerin, ndërsa identifikon mënyra për të përmirësuar sistemet kompjuterike të biznesit për performancë më të mirë.
Operatori i transportit është përgjegjës për transportin e mallrave nga një vend në tjetrin. Detyrat e tyre përfshijnë ngarkimin e automjeteve, respektimin e ligjeve të trafikut dhe sigurimin e shkarkimit e dorëzimit të sigurt në destinacion dhe brenda afatit të kërkuar.
Kontabilisti është një profesionist financiar, i cili është përgjegjës për regjistrimin e llogarive dhe të dhënave financiare të një kompanie. Detyrat e tyre përfshijnë kontrollimin e saktësisë së të dhënave, ndjekja e faturave dhe pagesave, si dhe mbajtja e një sistemi për organizimin e dokumenteve të kompanisë.
Postieri grumbullon dhe shpërndan postën ose porositë. Postierët renditin dhe shpërndajnë postën ose porositë sipas vendndodhjes, bëjnë një agjendë për itinerarin e ditës dhe ndjekin udhëzimet e përcaktuara nga zyra.
Regjisori është një person që mbikëqyr dhe mbështet një xhirim në teatër, kinema apo televizion. Ata ndihmojnë në organizimin dhe koordinimin e ekipeve të ndryshme të përfshira në çdo fazë prodhimi dhe janë të përfshirë në proceset e prapaskenës dhe në skenë.
Specialisti i marrëdhënieve me publikun krijon dhe menaxhon një imazh dhe identitet pozitiv për një individ, kompani ose organizatë. Gjithashtu, është përgjegjës për shkrimin dhe publikimin e fjalimeve, përgjigjen ndaj kërkesave të medias për informacion, monitorimin e imazhit që ka publiku dhe mbështetjen për të organizuar aktivitete.
Menaxheri ka përgjegjësinë të sigurohet që funksionet e përditshme të kompanisë apo biznesit të jenë të suksesshme dhe të kontribuojë në arritjen e qëllimeve. Detyra e tyre përfshijnë punësimin e stafit të ri, organizimin e takimeve, krijimin e strategjive për të përmirësuar produktivitetin dhe moralin e punonjësve.
Agjenti imobiliar është përgjegjës për të ndihmuar klientët me nevojat e tyre për prona të ndryshme. Detyra e tyre përfshin takimin me klientët për të diskutuar kërkesat dhe çmimet, mbikëqyrjen e pronave dhe shfaqjen e pronave te klientët, njohjen e tregut lokal të pasurive të paluajtshme dhe shkrimin e kontratave.
Menaxheri i shitjes është përgjegjës për mbikëqyrjen e operacioneve të përditshme në departamentin e shitjeve. Detyra e tyre përfshin punësimin dhe trajnimin e personelit të shitjeve, përditësimin për kuotat dhe artikujt e shitur, mbikëqyrjen për raftet e ekspozimit dhe koordinimin për rrjetet sociale me personin përkatës.
Sipërmarrësi është një profesionist që krijon një biznes për të adresuar nevojat e tregut. Gjithashtu, ka përgjegjësi për nisjen e një ideje biznesi, koordinimin me bashkëpunëtorët dhe menaxhimin e financave.
Instruktori i palestrës është trajner i shëndetit, stërvitjes dhe mirëqenies, përgjegjës për të ndihmuar klientët të arrijnë qëllimet e tyre për pamjen fizik. Gjithashtu, bën planifikimin dhe mbikëqyrjen e regjimeve të stërvitjes, këshillimin e personalizuar për stërvitje dhe ndjek qëllimet dhe performancën e klientit.
Rrobaqepësi krijon, ndryshon, riparon ose modifikon veshje për klientët bazuar në specifikimet, nevojat dhe preferencat e tyre. Gjithashtu, skicon dhe prodhon veshje që jo vetëm pasqyrojnë stilin personal, por edhe sigurojnë rehati.
Psikologu diagnostikon sëmundjet të shëndetit mendore dhe ofron trajtim për problematika që lidhen me to. Detyrat e tyre përfshijnë kryerjen e terapisë së bisedës me klientët, shkrimin e referimeve për profesionistët e tjerë dhe kryerjen e vlerësimeve të shëndetit mendor për të identifikuar problemet.
Këshilluesi i karrierës ndihmon njerëzit dhe punon me ta ndërsa bëjnë zgjedhje për karrierën, në fillim të saj ose gjatë një tranzicioni. Përmes këshillimit individual ose në grup sugjerojnë studentët ose të diplomuarit e tyre gjatë fazës së kërkimit të punës, përmes vetëvlerësimit, eksplorimit të tregut të punës, praktikave dhe vendimmarrjes.
Planifikuesi i eventeve është përgjegjës për organizimin e aktiviteteve të punës ose private, për kompani ose individë. Detyrat e tyre përfshijnë takimin me klientët për të diskutuar nevojat, partneriteti me shitësit dhe furnizuesit e ushqimit, dekoreve, etj., dhe mbikëqyrja e ekzekutimit të aktivitetit.
Punonjësi social punon drejtpërdrejt me pacientët e familjarët e tyre, dhe duhet të jetë i durueshëm, i qetë dhe i aftë për të menaxhuar stresin. Detyrat e tij përfshin takimin me pacientët për të diskutuar situatat shqetësuese, zhvillimin e planeve të trajtimit dhe komunikimin për të siguruar shëndetin e tyre fizik dhe mendor.
Infermieri është përgjegjës për mbështetjen e mjekëve në administrimin e kujdesit ndaj pacientit. Detyrat e tyre përfshijnë dhënien e dozës së saktë të ilaçeve për pacientët, monitorimin e parametrave të tyre jetësore dhe asistenca me çdo shërbim tjetër të nevojshëm, sipas rekomandimeve të mjekut.
Veterineri diagnostikon dhe trajton kafshë të sëmura ose të lënduara. Gjithashtu, ekzaminon dhe kontrollon gjendjen shëndetësore të kafshëve, diagnostikon sëmundjet dhe i trajton ato.
Polici është një punonjës ligjor, që ka detyrë të promovojë paqen, të parandalojë krimin dhe të inkurajojë besimin tek forcat policore. Gjithashtu, ndihmon në ruajtjen e rendit, ligjit dhe garanton mbrojtjen qytetarëve.
Fotografi shkrep fotografi ku përfshihen ngjarje, njerëz, ose objekte. Gjithashtu, planifikon dhe organizon sesione fotografike, kompozon dhe editon imazhe përfundimtare për t’i prezantuar tek klienti.
Mësuesi/edukatori edukon fëmijët, nxënësit apo studentët. Gjithashtu, krijon plane mësimore, projekte argëtuese, këshillon dhe udhëheq klasën drejt fuqizimit dhe arsimimit të tyre.
Tatuazhisti krijon skica artistike sipas kërkesave që merr dhe i performon tek klientët. Gjithashtu, jep ide duke i përshtatur me personalitetin e klientit dhe këshilla mbi mirëmbajtjen e tatuazheve pasi janë kryer.
muzikanti krijon arte vizuale duke pikturuar apo vizatuar nëpërmjet teknikave të ndryshme. Një muzikant kryen prezantime të ideve artistike përmes veprave, që më pas prezantohen në ekspozita ose shiten.
Piktori krijon arte vizuale duke pikturuar apo vizatuar nëpërmjet teknikave të ndryshme. Një piktor kryen prezantime të ideve artistike përmes veprave, që më pas prezantohen në ekspozita ose shiten.
Estetisti identifikon dhe kujdeset për nevojat kozmetike të klientëve për të përmirësuar pamjen e tyre. Një estetist kryen stilime, grimon dhe ofron trajtime të ndryshme bukurie, sipas kërkesave.
Fermeri përdor teknika bujqësore për të mbjellë ushqime, drithëra, etj. Detyra e tyre përfshijnë edhe mirëmbajtjen e pajisjeve të fermës, menaxhimin e sistemeve të ujitjes dhe planifikimin e cikleve të mbjelljes dhe korrjes.