Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

SEO/Digital Marketing Intern

October 12, 2024
Application ends: October 26, 2024
Apply Now
Deadline date:
October 26, 2024

Job Description

Ekipi i KETRI WEB po kërkon një praktikant SEO dhe Marketing Dixhital, për një pozicion me kohëzgjatje 2 muaj, për të kontribuar në projektet e tyre. Kandidati i përzgjedhur do të përfshihet në projekte reale, duke kryer detyra të tilla si kërkimi i fjalëve kyçe, krijimi i përmbajtjes dhe optimizime teknik.
Përveç SEO, do të keni mundësinë të merrni pjesë në projekte të marketingut dixhital. Ky porgram trajnimi në SEO synon të sigurojë një bazë të fortë për zhvillimin e karrierës suaj duke ju ekspozuar me kanale të ndryshme dixhitale.
Procesi i përzgjedhjes për praktikën e punës përbëhet nga dy faza, përmes të cilave synohet kuptimi i interesit dhe motivimit tuaj në këtë fushë.

Detyrat
-Mëson dhe optimizon elementet “on-page SEO” në faqe.
-Punon me “SEO link building”.
-Mund të përmirësojë për qëllime SEO strukturën HTML të faqes ose strukturën e WordPress.
-Ndihmoni në krijimin e artikujve të rinjë në blogun e website, ose përmirësimin për qellime SEO të artikujve egzistues.
-Konverton postimet e blogut në postime për rrjetet sociale me programin Canva.
-Ndihmon në krijimin e artikujve në blog, duke aplikuar praktikat më të mira të SEO.
-Kryen kërkime për fjalë kyçe për të rritur kërkimin organik me mundësi të reja renditjeje.
-Analizon konkurrentët për të kuptuar boshllëqet taktike dhe identifikuar mundësi të reja.
-Rishikon përmbajtjen e website dhe rekomandon optimizime bazuar në praktikat më të mira të SEO.
-Përmirësoni renditjen në Google My Business.
-Krijon raporte dhe informon klientin për rezultatet e arritura.
-Bazuar në interesa dhe njohuri, mund të asistoj në kanale të ndryshme të marketingut dixhital.

Kërkesa teknike
-Interes ose njohuri në marketing dixhital & SEO.
-Anglishte e rrjedhshme.

Aftësi personale
-Aftësi të mira komunikuese.
-Vëmendje ndaj detajeve.

Aftësi plotësuese
-Njohuritë ne HTML ose WordPress janë një plus.
-Edukimi në Shkonca Kompjuterike ose Marketing është një plus.

Orari i punës: 08:30 – 17:30, E hënë – E premte