Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Projekti Jean Monnet Module – MinDEU

November 23, 2024
Application deadline closed.
Deadline date:
Application deadline closed.

Job Description

Projekti Jean Monnet Module – MinDEU zbatohet nga Instituti i Studimeve Europiane dhe financohet nga Bashkimi Europian.

Gjatë periudhës 2023-2026, ky projekt do të ofrojë leksione dhe një sërë aktivitetesh didaktike dhe kërkimore në të Drejtën e Medias në Bashkimin Evropian.
Kursi synon rritjen e kapaciteve dhe ndërgjegjësimin mbi çështjet e medias në demokraci.
Nëse keni interes të mësoni rreth të Drejtës së Medias të Bashkimit Europian, direktivat në fushë, jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe praktikat më të mira Evropiane, ky kurs do të ofrojë njohuritë kryesore për fushën, lirinë e shprehjes, pronësinë mbi median, pluralizmin në media, rolin e autoritetit rregullator, reklamat tregtare në media, të drejtat e autorit etj.
Kursi zhvillohet një herë në javë, i shtrirë në 14 javë gjithsej.
Kursi është pa pagesë dhe pjesëmarrësit pajisen me certifikatë të posaçme nga Universiteti i Tiranës.