Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Vullnetar/e për rrjetet sociale dhe dukshmërinë

October 19, 2024
Application ends: October 28, 2024
Apply Now

Apply for this job

Upload CV (doc, docx, pdf)
Deadline date:
October 28, 2024

Job Description

A dëshiron të jesh pjesë e ndryshimit në lëvizjen për barazi dhe siguri? A ke 4 orë të lira në javë dhe banon në Tiranë?
Nëse po, ESD Albania po të kërkon!

ESD Albania është një organizatë shqiptare, pjesë e rrjetit ndërkombëtar të ESD-së. Fuqizimi përmes Vetëmbrojtjes (ESD në anglisht, për Empowerment Self-Defense) është një metodë që mëson si të parandalosh, shpëtosh, rezistosh, mbijetosh dhe shërohesh nga sulmet, abuzimet ose ngacmimet, nëpërmjet praktikës së vetëmbrojtjes.

Çfarë përfiton me këtë eksperiencë?
• Një ambient pune mbështetës dhe kreativ
• Mundësi për të përforcuar aftësitë e tua në Marketing dhe Dukshmëri
• Mundësi për të njohur teknikat e ESD-së dhe për të qenë pjesë e aktiviteteve, falas
• Një pagesë simbolike (do të vendoset me mirëkuptim me vullnetarin/en)

Çfarë kërkohet:
• Një kalendar i thjeshtë për postimet në rrjetet sociale
• Ndihmë në konceptimin dhe shpërndarjen e postimeve në rrjetet sociale

Bëhu pjesë e një ndryshimi që sjell impakt!

Për të aplikuar, dërgoni një letër motivimi dhe një CV, të gjitha në një skedar pdf.
Skedari duhet të quhet ESD Albania Intern [Mbiemri].