Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

SHKOLLA E INTEGRIMIT EUROPIAN

October 8, 2024
Application deadline closed.
Deadline date:
Application deadline closed.

Job Description

Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, në partneritet me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), Delegacionin e Bashkimit Europian dhe Fondacionin Friedrich Ebert Stiftung, do të organizojë fizikisht, në datat 4-8 NËNTOR 2024, edicionin e nëntë të Shkollës së Integrimit.

Shkolla e Integrimit Europian do të ofrojë përgjatë një jave, në kuadër të plotë teorik dhe praktik mbi zhvillimet dhe sfidat më të fundit në Bashkimin Europian, zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, negociatat e anëtarësimit si dhe rëndësinë e gjithëpërfshirjes në suksesin e procesit të anëtarësimit në BE.

Kush mund të aplikojë?

-Nëpunës të administratës publike Shqiptare (Duke përfshirë edhe ata nga vetëqeverisja vendore dhe institucionet e pavarura) që punojnë në fushën e integrimit europian, të cilët synojnë të angazhohen në procesin e negociatave;
-Studiuesit e rinj dhe përfaqësues të organizatave jo-fitimprurëse;
-Gazetarë dhe përfaqësues të medias;
-Përfaqësues nga komuniteti i biznesit dhe grupe të tjera interesi.

Aplikantët duhet të kenë nivel të mirë të gjuhës angleze.
Të niset CV në email dhe një letër motivimi.

Të gjithë pjesëmarrësit do të marrin një çertifikatë pas përfundimit të suksesshëm në te gjitha ditët e kursit 1-javor.

Pjesëmarrja është PA PAGESË.