Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Grant Assistance for Grassroots and Human Security Projects Consultant

10 Nëntor, 2024
Aplikimi përfundon: Nëntor 18, 2024
Apliko tani

Aplikoni për këtë mundësi

Afati i aplikimit
Nëntor 18, 2024

Përshkrimi i mundësisë

Ambasada e Japonisë po kërkon një Konsulent për Ndihmën me Grant për Projekte të Bashkëpunimit në Fushën e Sigurisë Njerëzore dhe Ndihmës për Komunitetet (GGP).

1. Vendi i punës:
Ambasada e Japonisë në Tiranë
Rruga e Kavajës Nd50, H1, Kodi Postar 1023, Tiranë, Shqipëri

2. **Data e fillimit të punës:**
6 Janar 2025

3. Paga:
Do të përcaktohet në varësi të eksperiencës.

4. Periudha e parashikuar e punës:
Kontrata do të jetë nga data e fillimit të punës, 6 Janar 2025, deri më 31 Mars 2025, me mundësi zgjatjeje për dy herë deri më 31 Mars 2027. Data e fillimit të punës mund të negociohet me marrëveshjen e të dyja palëve.

5. Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Detyra të përgjithshme:
1) Të pranojë dhe administrojë aplikimet, përfshirë korrespondencën dhe kërkesat, menaxhimin e të dhënave të lidhura me aplikimet.
2) Të rishikojë aplikimet, përfshirë vlerësimin e kostos dhe vlerësimin teknik.
3) Të lehtësojë zbatimin e projekteve.
4) Të administrojë projektet e kaluara dhe ato që janë në zbatim.
5) Të kontaktojë dhe konsultohet me aplikantët dhe organizatat partnere të GGP.
6) Të përgatisë raporte.
7) Të përkthejë informacionet e nevojshme nga gjuha lokale në anglisht.

Detyrat specifike të lidhura me projektet:
1) Të formulojë projekte, përfshirë shpjegimin e GGP dhe realizimin e sondazheve për nevojat.
2) Të studiojë propozimet (besueshmëria e aplikantëve, aktivitetet, gjendja financiare, vlefshmëria e komponentëve/projekteve/lokacioneve/cmimet dhe mundësitë e realizimit të projektit).
3) Të monitorojë projektet që janë në zbatim, përfshirë statusin e ndërtimit/përzgjedhjes së furnitorëve, koordinimin me partnerët e GGP dhe dokumentimin.
4) Të ndjekë projektet e kaluara, përfshirë raporte mbi përdorimin dhe menaxhimin e pajisjeve/objekteve, statusin e auditimit dhe efektet e projekteve.
5) Të asistojë në organizimin e ceremoni (p.sh. ceremonitë e nënshkrimit të kontratave të granteve, ceremonitë e hapjes).
6) Të mbështesë ndjekjen e projekteve të kaluara, përfshirë raporte mbi përdorimin dhe menaxhimin e pajisjeve/objekteve, statusin e auditimit dhe efektet e projekteve.
7) Të mbledhë informacion të rëndësishëm lidhur me programin e bashkëpunimit ekonomik të Ambasadas.

6. Kërkesat:
Kandidati i suksesshëm duhet të jetë në gjendje të tregojë aftësitë dhe karakteristikat thelbësore të mëposhtme:
– Anglisht dhe shqip të rrjedhshme. Eksperienca e punës në një ambient anglishtfolës është gjithashtu e dëshirueshme.
– Kandidatët që kanë njohuri të gjuhës japoneze do të vlerësohen. (jo detyrueshme).
– Aftësi të përgjithshme në IT janë të preferueshme (p.sh. Microsoft Office, etj.).
– Eksperienca pune në fusha si agjencitë qeveritare të zhvillimit, kompani private do të vlerësohet shumë.
– Të jetë shtetas shqiptar ose të ketë leje qëndrimi të përhershme në Shqipëri.

7. Si të aplikoni:
Për të aplikuar për pozitat e hapura, dërgoni përmes e-mail-it një letër motivimi të plotë me (1) CV të shkruar në anglisht me foto të marrë brenda 6 muajve, (2) një ese të shkurtër mbi arsyen për të aplikuar dhe (3) një ese të shkurtër mbi “Arsyet pse Ndihma me Grant për Projekte të Bashkëpunimit në Fushën e Sigurisë Njerëzore dhe Ndihmës për Komunitetet është e nevojshme në Shqipëri dhe çfarë duhet të zbatohet”, (4) kopje të diplomës tuaj të fundit në adresën e mëposhtme deri më 18 Nëntor 2024. Titulli i e-mail-it duhet të jetë: 【GGP Consultant】(Emri dhe Mbiemri juaj).
Shtimi i kopjes së certifikatës së njohurive të gjuhës (TOEIC, IELTS etj.) do të merren parasysh gjithashtu.