Shfaq Sidebar

Oficer kredie

Oficeri i kredisë është përgjegjës për menaxhimin e të gjithë procesit të kredisë, nga aplikimi fillestar tek mbyllja e transaksioneve. Gjithashtu, ndihmon klientët të hulumtojnë huatë, ndjekin dokumentet, koordinohen me nënshkruesit dhe mbajnë aplikantët të informuar për statusin e tyre të kredisë.


Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
  • Komunikon me klientët për t'i ndihmuar të zgjedhin kredinë më të mirë që mund të përballojnë.
  • Mbledh të dhëna nga klientët, si pasuritë, pagat, borxhet dhe statusi i punësimit.
  • Përgatit dhe shqyrton dokumentacionin.
  • Verifikon informacionin rreth historisë së aplikantit me zyrat e kreditit dhe agjencitë e tjera.
  • Informon klientin gjatë gjithë periudhës së kredisë për mbarëvajtjen.

Zhvillues programesh kompjuterike

Programuesi planifikon, zhvillon dhe kryen mirëmbajtjen e programe kompjuterike. Gjithashtu, teston programet dhe siguron që ato të jenë të lehta në përdorim dhe me dobi.


Detyrat e punës:
  • Zhvillon sisteme të reja kompjuterike.
  • Teston programet kompjuterike dhe bën rekomandime.
  • Kryen mbështetje teknike dhe mirëmban programet kompjuterike.
  • Zhvillon sisteme të sigurisë për të mbrojtur përdoruesit.

Shkrimtar

Shkrimtari krijon vepra të shkruara të dizajnuara për përdorim publik. Gjithashtu, përdor fjalën e shkruar për të komunikuar ide duke e përcjell atë në formë romani, tregimi, poezi ose eseje.


Detyrat e punës:
  • Krijon vepra të shkruara për përdorim publik.
  • Rishkruan dhe rishikon shkrimet artistike me ndihmën e redaktorit.
  • Krijon kontakte me shtëpitë botuese për botimin e veprave.
  • Prezanton veprat e botuara tek publiku i gjerë.

Laborant mjekësor

Laboranti mjekësor kryen teste kryesisht në mjedise laboratorike. Një laborant merr mostra të indeve, lëngjeve trupore dhe substancave të tjera, që më pas të kryejë analiza bakteriologjike, mikroskopike, imunologjie dhe diagnostikuese kimike.


Detyrat e punës:
  • Mbajnë shënime të qarta të rezultateve të testit dhe koordinohen me mjekët.
  • Mbledhin, përgatisin dhe ruajnë ekzemplarët.
  • Ekzaminojnë mostrat që mbledhin infermierët.
  • Përgatisin reagjentë të ndryshëm laboratorikë për përdorim në një sërë testesh.
  • Ruajnë një mjedis të pastër dhe të sigurt pune.
  • Standardizojnë procedurat e testimit për të siguruar besueshmëri.

Hulumtues

Hulumtuesi është një profesionist që kryen studime dhe analiza intensive në një fushë specifike, për të zbuluar informacione të reja ose për të kuptuar më mirë të dhënat ekzistuese. Puna e tyre mund të çojë në përparime jetike shkencore, përmirësime të produktit, zhvillim politikash ose vendime strategjike të biznesit.


Detyrat e punës:
  • Kryejnë kërkime/hulumtime të plota dhe të detajuar.
  • Publikojnë gjetjet e hulumtimit, duke përdorur një gjuhë të kuptueshme për të gjithë.
  • Bashkëpunojnë me hulumtues të tjerë, për të patur më tepër sukses.

Doktor

Doktori është një nga anëtarët kryesorë të stafit mjekësor dhe një profesion i rëndësishëm në shoqëri. Detyrat e tyre kryesore përfshijnë ekzaminimin e pacientëve, diagnostikimin e problemeve shëndetësore, ofrimin e trajtimeve të duhura, si edhe të informojnë pacientët e të afërmit e tyre.


Detyrat e punës:
  • Kryen procedura të vogla dhe të mëdha kirurgjikale.
  • Mban historikun e sëmundjes, operacioneve ose trajtimeve të pacientit.
  • Përshkruan teste laboratorike dhe interpreton rezultatet e marra.
  • Diagnostikon klinikisht një pacient.
  • Përshkruan barna, duke përfshirë dozën dhe përdorimin.
  • Ruan standardet e sigurimit të cilësisë mjekësor dhe kontrollit të cilësisë.
  • Mbikëqyr dhe trajnon personelin mjekësor ose mjekët praktikantë.

Guidë turistike

Guida turistike drejton turistët dhe i informon ata për atraksione të tilla si monumente, parqe kombëtare, bukuri natyrore apo ndërtesa të famshme. Ata mund të punojnë me operatorë turistikë ose të ofrojnë shërbime të pavarura.


Detyrat e punës:
  • Komunikojnë dhe koordinohen gjatë gjithë vizitave me turistët.
  • Organizojnë dhe shpjegojnë itinerarin që do të ndiqet gjatë turit.
  • Informojnë turistët mbi rëndësinë dhe historinë e një vendi turistik, qyteti, etj.
  • Organizojnë aktivitete shtesë gjatë turit.
  • Japin këshilla dhe u përgjigjen pyetjeve të turistëve.

Historian

Historiani mbledh të dhëna historike nga burime të ndryshme, duke përfshirë arkivat, librat dhe artefaktet. Gjithashtu, analizon dhe interpreton informacionin historik për të përcaktuar vërtetësinë dhe rëndësinë e tij.


Detyrat e punës:
  • Hulumton dhe mbledh informacion nga e kaluara ose aktualiteti.
  • Kryen analiza dhe interpreton informacione historike.
  • Përgatit shkrime historike dhe edukon publikun.

Ekonomist

Ekonomisti analizon të dhëna dhe informacione për shpërndarjen e burimeve të ndryshme financiare, në mënyrë sa më efektive. Gjithashtu, mbledh të dhëna, statistika financiare dhe socio-ekonomike, këshillon për vendime efektive financiare, si dhe ndihmon në ndërtimin e parashikimeve ekonomike.


Detyrat e punës:
  • Interpreton dhe parashikon tendencat e tregut.
  • Këshillon për zgjidhjet e problemeve ekonomike për kompani, qeveri ose institucione.
  • Hulumton çështje ekonomike për të ndihmuar kompaninë të maksimizojë fitimet.
  • Kryen anketime dhe analizon të dhënat.

Avokat

Avokati është përgjegjës për përdorimin e njohurive të specializuara të ligjeve kombëtare ose lokale, për të ndihmuar klientët të marrin përfajësim të drejtë në gjykatë. Detyra e tyre përfshin takimin me klientë për të përcaktuar nevojat e tyre, koordinimin me profesionistë të tjerë ligjorë për të përpiluar dokumente dhe të përfajësojnë klientët në gjykatë.


Detyrat e punës:
  • Përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme për paraqitjen e rastit.
  • Planifikimi dhe përfshirja e dëshmitarëve dhe ekspertëve.
  • Hulumtimi i koncepteve ligjore, praktikës gjyqësore dhe rregulloreve.
  • Mbajtja e dosjeve, shënimeve dhe raporteve të sakta të rastit.
  • Negocimi i rasteve për të plotësuar nevojat e firmës dhe klientit.
  • Shkrimi i dokumenteve ligjore.

Gazetar

Gazetari kryen hulumtime dhe shkruan artikuj apo tregime informative rreth ngjarjeve reale, duke përdorur një perspektivë të drejtë dhe të paanshme. Gjithashtu, kryen intervista dhe mbledh informacione, për përgatitjen e materialeve aktuale dhe interesante.


Detyrat e punës:
  • Kryen hulumtime dhe krijon artikuj informativ.
  • Identifikon burime dhe kryen intervista.
  • Paraqet fakte relevante pa lënë bindjet e tij personale të ndikojnë.
  • Raporton për historitë që janë të rëndësishme për komunitetin.
  • Kryen verifikimin e deklaratave dhe fakteve të mbledhura.

Jurist

Juristi hulumton aspektet ligjore dhe kujdeset mbi mundësitë e blerjes, shitjes, etj., duke interpretuar ligjin. Një jurist përgatit memo, kontrata dhe dokumente të tjera ligjore, për t'i ardhur në ndihmë sektorit publik apo privat.


Detyrat e punës:
  • Përgatit dokumentacionin e nevojshëm sipas rastit.
  • Hulumton koncepte ligjore dhe përgatit pëmbledhje gjithëpërfshirëse.
  • Siguron citimin dhe interpretimin e duhur ligjor.

Hetues

Hetuesi kryen hulumtime dhe kërkon informacione për çështje ligjore, financiare dhe personale. Gjithashtu, ofron shërbime si verifikimi i të kaluarës dhe deklaratave të njerëzve, gjetja e personave të zhdukur, hetimi i krimeve kompjuterike, etj.


Detyrat e punës:
  • Mbledh prova të prekshme për t'u përdorur në çështje gjyqësore, seanca civile dhe procedura të tjera ligjore.
  • Verifikon informacione.
  • Kryen hulumtime të thelluara dhe analizon të dhëna.
  • Interviston palë relevante për të mbledhur dëshmi dhe informacione ekstra.
  • Gjurmon dhe fotografon të dyshuar për të mbledhur prova fizike.

Matematicien

Matematicieni studion dhe përdor formula që i nevojiten për t'iu përgjigjur problemeve komplekse matematikore. Gjithashtu, zbaton teoritë dhe teknikat matematikore për të zgjidhur problemet praktike në industri, inxhinieri, shkencë, etj.


Detyrat e punës:
  • Përdor formula dhe llogaritjet që nevojiten për t'iu përgjigjur problemeve matematikore.
  • Zbaton teoritë dhe teknikat matematikore.
  • Harton sondazhe për të mbledhur të dhëna dhe kryen eksperimente.
  • Realizon studime dhe kërkime shkencore në fushën e matematikës.

Farmacist

Farmacisti jep medikamente me recetë dhe u ofron pacientëve informacion rreth barnave dhe përdorimit të tyre. Gjithashtu, monitoron historikun e pacientit dhe përditësohet mbi zhvillimet e fundit në mjekësi.


Detyrat e punës:
  • Kontrollon dhe jep barnat e përshkruara në recetë.
  • Identifikon efektet anësore të mundshme të barnave.
  • Mban shënime të sakta dhe të detajuara të të gjitha medikamenteve.
  • Ofron këshilla për dozat dhe aspekte të tjera të ndërveprimit të barnave.
  • Prodhon barna, kontrollon cilësën e tyre.

Specialist marketingu

Specialisti marketingut studion tregje specifike për të ndihmuar kompanitë të kenë një kuptim më të mirë të konkurrentëve dhe krijon fushata reklamuese. Gjithashtu, mbledh të dhëna për tregje apo sektor të caktuar, analizon informacionin dhe drejton strategji marketingu.


Detyrat e punës:
  • Kryen kërkime dhe analizon tregun për të përcaktuar tendencat e tij.
  • Identifikon kanale ideale marketingu sipas produktit apo shërbimit.
  • Zhvillon materiale promovuese dhe krijon plane marketingu.
  • Identifikon pikat e forta dhe të dobëta të kompanive dhe i mbështet në përmirësimin e produkteve.

Shofer

Shoferi kryen në mënyrë të sigurt transportin e pasagjerëve apo mallrave nga një vend në tjetrin. Një shofer drejton në mënyrë korrekte mjetin dhe kryen kontrolle periodike të sigurisë së tij.


Detyrat e punës:
  • Drejton mjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.
  • Mirëmban mjetin dhe pajisjet e tij.
  • Inspekton mjetin dhe regjistron problemet.
  • Planifikon rrugët dhe përmbush orarin e dorëzimit.

Arkitekt

Arkitekti projekton ose ridizajnon ndërtesa të reja apo ekzistuese, objekte ose skicon arredimin e ambienteve. Gjithashtu, përgatit specifikime teknike duke vlerësuar kostot e projektit, si dhe mbikëqyr procesin e ndërtimit.


Detyrat e punës:
  • Harton skema, plane dhe buxhete të detajuara të projekteve.
  • Projekton objekte të reja brenda standardeve të përcaktuara.
  • Mbikëqyr dhe jep zgjidhje problemeve gjatë fazës së ndërtimit.
  • Skicon arredimin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme.

Inxhinier

Inxhinieri kryen studime, projektime, mirëmbajtje dhe zbaton vepra të ndryshme inxhinierike në funksion të banimit, arsimimit, argëtimit, etj. Gjithashtu, kryen hartimin e planeve të një dizajni, teste të kontrollit të cilësisë dhe mbikëqyr projektet në ndërtim.


Detyrat e punës:
  • Harton plane teknike të detajuara për ide dhe koncepte.
  • Planifikon dhe realizon në bazë të planeve të hartuara.
  • Identifikon problemet teknike dhe jep zgjidhje të zbatueshme dhe reale.
  • Siguron kryerjen e projektit në kohë duke plotësuar të gjitha dokumentet teknike.
  • Kryen testime të projekteve të realizuara.

Pilot

Piloti drejton avionin për të transportuar njerëz dhe mallra. Një pilot gjithmonë punon së
bashku me një ndihmës-pilot dhe ndan përgjegjësinë e drejtimit të avionit, komunikimin me
kontrollin e trafikut ajror dhe monitorimin e instrumentet e tjera.


Detyrat e punës:
  • Përgatit dhe dorëzon planin e fluturimit në kontrollin e trafikut ajror.
  • Koordinohet me njësinë qendrore gjatë gjithë fluturimit.
  • Operon dhe kontrollon avionin përgjatë udhëtimit së planifikuar.
  • Monitoroni motorët, konsumin e karburantit dhe sistemet e tjera të avionit.

Dentist

Dentisti diagnostikon dhe trajton problemet e dhëmbëve dhe ndihmon pacientët që të
ndjekin regjime më të mira të higjienës orale. Gjithashtu, ofron këshilla dhe udhëzime për
kujdesin e higjienës orale dhe për zgjedhjet e dietave.

Detyrat e punës:
  •  Jep këshilla për mirëmbajtjen e higjienës orale.
  • Kryen pastrime të rregullta dhe procedura të tjera parandaluese për shëndetin
    oral.
  • Përshkruan medikamenteve të ndryshme për probleme dentare.
  • Mban të dhëna të sakta mbi historikun dhe trajtimet e shëndetit oral të çdo
    pacienti.

Hidraulik

Hidrauliku instalon, riparon dhe mirëmban tubacione dhe sisteme të ujit të pijshëm ose
ujërave të zeza. Gjithashtu, skicon planimetri dhe përgatit specifikime teknike, për të
përcaktuar strukturën e sistemeve të furnizimit me ujë apo sistemeve të kullimit.


Detyrat e punës:
  • Instalon, riparon dhe mirëmban tubacione, pajisje, sisteme të furnizimit me ujë
    apo kullimi.
  • Monton pajisje hidraulike komplekse.
  • Kryen inspektime rutinë të sistemeve hidraulike dhe kulluese.
  • Diagnostikon dhe zgjidhni urgjencat hidraulike.

Elektricist

Elektricisti është një profesion i cili merret me instalimin dhe riparimin e sistemeve të
kontrollit elektrik. Detyrat e tyre përfshijnë mirëmbajtjen e rrjetin eklektik, për t’i dhënë
zgjidhje problemeve të ndryshme.


Detyrat e punës:
  • Instalimi, mirëmbajtja dhe riparimi i sistemeve të kontrollit elektrik.

  • Leximi i diagrameve teknike.

  • Kryerja e mirëmbajtjes së përgjithshme elektrike.

  • Inspektimi i transformatorëve, ndërprerësve dhe komponentëve të tjerë elektrikë.

  • Zgjidhja e problemeve elektrike duke përdorur pajisje testimi.

Mekanik

Mekaniku është një profesion që kujdeset për mirëmbajtjen dhe riparimin e pjesëve
mekanike të mjeteve motorike, por edhe të makinerive industriale në uzina apo fabrika.
Përmes diagnostikimeve, ndihmon në parandalimin e problemeve dhe siguron që mjetet ose
makineritë po funksionojnë në mënyrën e duhur


Detyrat e punës:
  • Diagnostikon për të identifikuar problemin.
  • Kryen riparime dhe zgjidh problemet e raportuara.
  • Inspekton sistemet e mjeteve dhe makinerive.
  • Mban të dhënave në lidhje me historikun e mjeteve/makinerive.
  • Kryen mirëmbajtje të plotë të makinerive apo mjeteve motorrike.

Marangoz

Marangozi është një profesionist që punon me drurin dhe materiale të tjera, për ndërtimin
dhe mirëmbajtjen e strukturave apo objekteve të ndryshme. Në detyrat e tyre përfshihet
edhe instalimi dhe ndërtimi i mobilieve të ndryshme, si dhe rindërtimi dhe dizajnimi i
projekteve.


Detyrat e punës:
  • Përpunimi i materialeve të drurit.
  • Projektimi dhe instalimi i mobilieve të ndryshme.
  • Përzgjedhja e materialeve që duhet të përdoren.
  • Konsultimi me klientët për detajet e projektit.

Zjarrfikës

Zjarrfikësi është përgjegjës për të luftuar zjarret dhe situata të tjera të rrezikshme, duke
garantuar sigurinë e të tjerëve. Detyrat e tyre përfshijnë përdorimin e pajisjeve për shuarjen
e zjarreve, shpëtimin e njerëzve dhe ofrimin e shërbimeve në vendin e një aksidenti
automobilistik ose fatkeqësie natyrore.


Detyrat e punës:
  • Parandalimi, luftimi dhe shuarja e zjarreve, për mbrojtjen e jetës, mjedisit dhe
    pronës.
  • Sigurimi i kujdesit të duhur mjekësor në emergjenca, brenda fushës së njohurive të
    tyre.
  • Analizimi i situatave të rrezikshme dhe dhënia e zgjidhjeve të shpejta.
  • Mirëmbajtja e përgjithshme e pajisjeve zjarrfikëse.

Cfarë përfshijnë kompetencat Sociale

1.Komunikimi
2.Puna në grup
3.Menaxhimi i konflikteve
4.Lidershipi
5. Aftësia për të krijuar kontakte të reja
6.Aftësia për të treguar që u beson të tjerëve

Cfarë përfshijnë kompetencat Personale

1. Menaxhimi i stresit
2. Përgjegjshmëria
3. Optimizmi
4. Kontrolli emocional
5.Vetëbesimi
6. Të menduarit kritik

Cfarë përfshijnë kompetencat Metodologjike

1. Orientimi drejt arritjeve
2.Aftësi planifikimi 
3. Aftësi organizative 
4. Aftësi prezantuese
5.Aftësi të menaxhimit të njohurive
6.Aftësi të menaxhimit të kohës

Arredues

Arreduesi kryen skicime dhe prezantime për arredimin funksional dhe estetik të hapësirave të brendshme ose të jashtme. Gjithashtu, sugjeron dhe siguron mobiliet dhe materialet e tjera të nevojshme për realizimin e projektit.


Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
  • Krijon plane projektimi duke zbatuar rregullat e sigurisë.
  • Përgatit prezantime dhe koncept ide për hapësira të brendshme ose të jashtme.
  • Koordinimi me kontraktorët dhe tregtarët për sigurimin e objekteve të nevojshme.
  • Mbikëqyr zbatimin e projektit dhe ofron zgjidhje aty ku është e nevojshme.
  • Mbikëqyr kostot dhe buxhetin gjatë zbatimit të projektit.

Kuzhinier

Kuzhinieri planifikon, përgatit dhe gatuan artikuj ushqimorë për t’i siguruar shërbimin dhe cilësinë e lartë klientit. Gjithashtu, menaxhon dhe organizon funksionimin e mirë të kuzhinës duke siguruar trajtimin e duhur të ushqimit dhe higjienës së tij.


Detyrat e punës:
  • Gatuan vaktet të ndryshme ushqimore duke siguruar gjithmonë cilësi.
  • Organizon dhe menaxhon punën në kuzhinë.
  • Mban inventarin e ushqimeve dhe ndjek procedura e ruajtjes së ushqimit.
  • Kryen porosi tek furnitorët për përbërësit në mungesë, sipas nevojës.
  • Kryen pastrime dhe siguron standardet e pastërtisë në kuzhinë.

Arkëtar

Arkëtari është përgjegjës për përpunimin e transaksioneve të parave, kartave të kreditit, debitit, duke përdorur një arkë ose sistem. Detyrat e tyre përfshijnë ndërveprimin me klientët, balancimin e arkës, regjistrimin e blerjeve, përpunimin e kthimeve dhe skanimin e artikujve për shitje.


Detyrat e punës:
  • Përpunimi i transaksioneve tërheqja ose dhënia.
  • Llogaritja e kostos së produkteve ose shërbimeve.
  • Përgjigjja dhe rekomandimi i klientëve rreth produkteve ose shërbimeve.
  • Balancimi i arkës me shitjet.
  • Raportimi i problemeve me pajisjet.
  • Përditësimi për promovimet e mallrave, reklamat dhe informacionin e produktit/shërbimit.

Sherbim klienti

Përfaqësuesi i shërbimit të klientit është përgjegjës për angazhimin me klientët në emër të kompanisë ku punon. Detyrat e tyre përfshijnë kontaktimin me telefon ose e-mail me klientët, pjesëmarrjen në trajnime për të zbuluar taktika të reja komunikimi dhe njohjen e mirë të produkteve ose shërbimeve të kompanisë.


Detyrat e punës:
  • Ofrimi i informacionit të kërkuar për klientët.
  • Kontaktimi me klientët nëse janë të interesuar ose të kënaqur për një produkt ose shërbim.
  • Informimi për produkte ose shërbime shtesë.
  • Njoftimi i menaxherëve për shqetësimet.
  • Zgjidhja e problemeve të zakonshme për një produkt ose shërbim.
  • Koordinimi me kolegët dhe departamentet e tjera për zgjidhjen e problematikave.

Recepsionist

Recepsionisti është përgjegjës për kryerjen e detyrave nëpunëse brenda një kompanie ose zyre. Detyrat e tyre përfshijnë përgjigjen dhe transferimin e thirrjeve telefonike, menaxhimin e email-eve, përshëndetjen dhe asistimin e vizitorëve.


Detyrat e punës:
  • Menaxhimi i takimeve ose rezervimeve.
  • Përpunimi i faturave dhe asistimi i klientëve.
  • Organizimi i dosjeve me dokumentacione.
  • Orientimi i vizitorëve.
  • Përgjigje ndaj të gjitha pyetjeve të klientëve.

Agjent udhëtimesh

Agjenti i udhëtimeve është përgjegjës të ndihmojë individët dhe bizneset të planifikojnë udhëtimet e personale dhe të punës. Detyrat e tyre përfshijnë këshillimin e klientëve për destinacionet e udhëtimit, krijimin e itinerareve dhe rezervimin e udhëtimeve me avion ose autobus dhe akomodimeve në hotele.


Detyrat e punës:
  • Ofron këshilla për klientët për destinacionet.
  • Ndjek planet e udhëtimit me klientët dhe bën rregullime sipas nevojës.
  • Hulumton informacione për tarifat dhe oraret.
  • Përshkruan udhëtimet për klientët dhe jep detaje për çdo dokument që kërkohet.
  • Bën rregullime alternative nëse lindin ndryshime para ose gjatë udhëtimit.
  • Siguron çdo informacion dhe fletëpalosje përkatëse për udhëtarët.

Teknik kompjuteri

Tekniku i kompjuterëve menaxhon sistemet kompjuterike për të siguruar që ato të funksionojnë pa probleme dhe të jenë të sigurta. Një teknik zgjidh problemet me softuerin dhe harduerin, ndërsa identifikon mënyra për të përmirësuar sistemet kompjuterike të biznesit për performancë më të mirë.


Detyrat e punës:
  • Identifikimi dhe korrigjimi i gabimeve të sistemit.
  • Kryerja e operacioneve të përpunimit të të dhënave.
  • Kryerja e procedurave rezervë, për të zvogëluar rrezikun e humbjes së të dhënave.
  • Mirëmbajtja e pajisjeve kompjuterike dhe inventarit.
  • Përgjigjja e pyetjeve për probleme nga përdoruesit.

Operator transporti

Operatori i transportit është përgjegjës për transportin e mallrave nga një vend në tjetrin. Detyrat e tyre përfshijnë ngarkimin e automjeteve, respektimin e ligjeve të trafikut dhe sigurimin e shkarkimit e dorëzimit të sigurt në destinacion dhe brenda afatit të kërkuar.


Detyrat e punës:
  • Udhëtimet në distanca të gjata.
  • Komunikimi dhe koordinimi me dispeçerët dhe kompaninë.
  • Respektimi dhe zbatimi i ligjeve të trafikut në fuqi.
  • Sigurimi i ngarkesës dhe rregullimi i duhur i saj brenda automjetit.
  • Mbajtja e një regjistri të orarit të punës.
  • Sigurimi që çdo problem mekanik me automjetin të rregullohet përpara nisjes.

Kontabilist

Kontabilisti është një profesionist financiar, i cili është përgjegjës për regjistrimin e llogarive dhe të dhënave financiare të një kompanie. Detyrat e tyre përfshijnë kontrollimin e saktësisë së të dhënave, ndjekja e faturave dhe pagesave, si dhe mbajtja e një sistemi për organizimin e dokumenteve të kompanisë.


Detyrat e punës:
  • Dokumentimi i detajeve të transaksioneve dhe raporteve të kontabilitetit.
  • Njoftimi i menaxherëve për çdo gabim kontabël.
  • Menaxhimi i analizës së shpenzimeve sipas të listës së pagave.
  • Mbajtja e një kontrolli mbi financat e kompanisë.
  • Shlyerja e taksave dhe detyrimeve financiare.
  • Menaxhimi i softuerit financiar dhe kontabël të përdorur nga kompania.

Postier

Postieri grumbullon dhe shpërndan postën ose porositë. Postierët renditin dhe shpërndajnë postën ose porositë sipas vendndodhjes, bëjnë një agjendë për itinerarin e ditës dhe ndjekin udhëzimet e përcaktuara nga zyra.


Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
  • Rendisin pakot dhe letrat sipas adresës së shpërndarjes.
  • Dërgojnë postën në shtëpi dhe biznes.
  • Ridrejtojnë postën e adresuar gabimisht.
  • Mbledhin nënshkrimet e personave kur u dërgohet posta.

Regjisor

Regjisori është një person që mbikëqyr dhe mbështet një xhirim në teatër, kinema apo televizion. Ata ndihmojnë në organizimin dhe koordinimin e ekipeve të ndryshme të përfshira në çdo fazë prodhimi dhe janë të përfshirë në proceset e prapaskenës dhe në skenë.


Detyrat e punës:
  • Vlerëson rreziqet që mund të dalin në një xhirim të caktuar.
  • Garanton sigurinë e kastit të aktorëve.
  • Siguron që të gjitha provat të fillojnë në kohën e planifikuar.
  • Kryen funksione të caktuara administrative.

Specialist i marrëdhënieve me publikun

Specialisti i marrëdhënieve me publikun krijon dhe menaxhon një imazh dhe identitet pozitiv për një individ, kompani ose organizatë. Gjithashtu, është përgjegjës për shkrimin dhe publikimin e fjalimeve, përgjigjen ndaj kërkesave të medias për informacion, monitorimin e imazhit që ka publiku dhe mbështetjen për të organizuar aktivitete.


Detyrat e punës:
  • Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të promovimit për produktet, shërbimet apo aktivitetet.
  • Analizimi i të gjithë mbulimit mediatik.
  • Promovimi në mediave sociale duke krijuar një kalendar publikimi.
  • Organizimi i aktiviteteve promovuese.
  • Përfaqësimi i organizatës ose kompanisë në konferenca shtypi, intervista, etj.

Menaxher biznesi

Menaxheri ka përgjegjësinë të sigurohet që funksionet e përditshme të kompanisë apo biznesit të jenë të suksesshme dhe të kontribuojë në arritjen e qëllimeve. Detyra e tyre përfshijnë punësimin e stafit të ri, organizimin e takimeve, krijimin e strategjive për të përmirësuar produktivitetin dhe moralin e punonjësve.


Detyrat e punës:
  • Mbikëqyrja e personelit dhe planifikimi i orareve.
  • Zgjidhja e situatave të punonjësve dhe klientëve.
  • Sigurimi që ambienti i kompanisë të jetë e sigurt dhe në përputhje me rregulloret.
  • Bashkëpunimi me furnitorët.
  • Hartimi dhe zbatimi i strategjive për të përmirësuar përfitimin.

Agjent imobiliar

Agjenti imobiliar është përgjegjës për të ndihmuar klientët me nevojat e tyre për prona të ndryshme. Detyra e tyre përfshin takimin me klientët për të diskutuar kërkesat dhe çmimet, mbikëqyrjen e pronave dhe shfaqjen e pronave te klientët, njohjen e tregut lokal të pasurive të paluajtshme dhe shkrimin e kontratave.


Detyrat e punës:
  • Mbajtja e një marrëdhënieje të mirë dhe krijimi i një rrjeti me pronarët dhe klientët.
  • Përgatitja e dokumenteve të nevojshme.
  • Përditësimi i listave të pronave të paluajtshme me veçori të detajeve.
  • Promovimi i shitjes së pronave përmes reklamave.

Menaxher shitjesh

Menaxheri i shitjes është përgjegjës për mbikëqyrjen e operacioneve të përditshme në departamentin e shitjeve. Detyra e tyre përfshin punësimin dhe trajnimin e personelit të shitjeve, përditësimin për kuotat dhe artikujt e shitur, mbikëqyrjen për raftet e ekspozimit dhe koordinimin për rrjetet sociale me personin përkatës.


Detyrat e punës:
  • Mbikëqyrja e shitjeve, promovimeve dhe fushatave.
  • Drejtimin dhe koordinimin e të gjitha aktiviteteve të shitjes.
  • Përgatitja e buxheteve dhe projeksioneve të shitjeve.
  • Ndjekja dhe analizimi i statistikave të shitjeve.
  • Zgjidhja e ankesave të klientëve në lidhje me një produkt ose shërbim.
  • Përcaktimi i planeve të çmimeve.
  • Zhvillimi dhe mbajtja e marrëdhënieve me klientët kryesorë.
  • Mbikëqyrja dhe drejtimi i performancës së ekipit.
  • Identifikimi i tregjeve në zhvillim për të gjetur mundësi të reja shitjeje.

Sipërmarrës

Sipërmarrësi është një profesionist që krijon një biznes për të adresuar nevojat e tregut. Gjithashtu, ka përgjegjësi për nisjen e një ideje biznesi, koordinimin me bashkëpunëtorët dhe menaxhimin e financave.


Detyrat e punës:
  • Krijimi dhe vënia në zbatim i një plani biznesi për nisjen dhe promovimin.
  • Menaxhimi i komunikimeve virtualisht dhe fizikisht me klientët dhe kërkesat e biznesit.
  • Ndërlidhja me bashkëpunëtorët për produktet ose shërbimet.
  • Kujdesi për klientët dhe përmirësimi i produkteve apo shërbimeve.
  • Punësimi dhe koordinimi i stafit.
  • Menaxhimi i buxhetit dhe krijimi i raporteve financiare.
  • Përpunimi dhe menaxhimi i dokumentacioneve të nevojshme.

Instruktor palestre

Instruktori i palestrës është trajner i shëndetit, stërvitjes dhe mirëqenies, përgjegjës për të ndihmuar klientët të arrijnë qëllimet e tyre për pamjen fizik. Gjithashtu, bën planifikimin dhe mbikëqyrjen e regjimeve të stërvitjes, këshillimin e personalizuar për stërvitje dhe ndjek qëllimet dhe performancën e klientit.


Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
  • Krijimi i rutinave të personalizuara të stërvitjes për klientin.
  • Vendos objektiva dhe monitoron progresin e klientit.
  • Rekomandon dietolog për të dhënë këshilla dietike.
  • Udhëzon klientët që të përdorin siç duhet pajisjet e palestrës.

Rrobaqepës

Rrobaqepësi krijon, ndryshon, riparon ose modifikon veshje për klientët bazuar në specifikimet, nevojat dhe preferencat e tyre. Gjithashtu, skicon dhe prodhon veshje që jo vetëm pasqyrojnë stilin personal, por edhe sigurojnë rehati.


Detyrat e punës:
  • Krijon dhe prodhon veshje që i përshtaten klientit.
  • Rregullon dhe modifikon veshje sipas kërkesave.
  • Merr masat e klientit për veshjen e kërkuar dhe përcakton koston e produktit apo shërbimit.
  • Kryen procese të ndryshme qepjesh.

Psikolog

Psikologu diagnostikon sëmundjet të shëndetit mendore dhe ofron trajtim për problematika që lidhen me to. Detyrat e tyre përfshijnë kryerjen e terapisë së bisedës me klientët, shkrimin e referimeve për profesionistët e tjerë dhe kryerjen e vlerësimeve të shëndetit mendor për të identifikuar problemet.


Detyrat e punës:
  • Diagnostikon dhe trajton çrregullimet emocionale, të shëndetit mendor dhe të sjelljes.
  • Vlerëson pacientët dhe jep rekomandime për trajtime.
  • U siguron pacientëve referime tek specialistë të tjerë.
  • Kryen detyra të menaxhimit dhe administrative sipas rastit.

Këshillues karriere

Këshilluesi i karrierës ndihmon njerëzit dhe punon me ta ndërsa bëjnë zgjedhje për karrierën, në fillim të saj ose gjatë një tranzicioni. Përmes këshillimit individual ose në grup sugjerojnë studentët ose të diplomuarit e tyre gjatë fazës së kërkimit të punës, përmes vetëvlerësimit, eksplorimit të tregut të punës, praktikave dhe vendimmarrjes.


Detyrat e punës:
  • Zhvillon trajnime për pjesëmarrësit e programit.
  • Ndihmon në përgatitjen e CV-ve, përmirësimin e aftësive të intervistimit dhe kërkimin e vendeve të punës.
  • Angazhon pjesëmarrësit në zhvillimin personal dhe profesional, duke shfrytëzuar sa më mirë talentet, burimet dhe përvojat e tyre.
  • Vepron si një ndërlidhës ndërmjet pjesëmarrësve dhe punëdhënësve.
  • Promovon punësimin e pjesëmarrësve aktual dhe nxitjen e angazhimit të pjesëmarrësve të rinj.

Planifikues eventesh

Planifikuesi i eventeve është përgjegjës për organizimin e aktiviteteve të punës ose private, për kompani ose individë. Detyrat e tyre përfshijnë takimin me klientët për të diskutuar nevojat, partneriteti me shitësit dhe furnizuesit e ushqimit, dekoreve, etj., dhe mbikëqyrja e ekzekutimit të aktivitetit.


Detyrat e punës:
  • Komunikimi me klientin për kërkesat.
  • Menaxhimi i financave sipas buxhetit të klientit.
  • Zgjedhja e një vendi të përshtatshëm për zhvillimin e aktivitetit.
  • Koordinimi për hotelet, ambientet e ndryshme, transportin, ushqimin, dekorimet dhe pajisjet audiovizive.
  • Mbikëqyrja gjatë ekzekutimit dhe monitorimi i aktivitetit.

Punonjes social

Punonjësi social punon drejtpërdrejt me pacientët e familjarët e tyre, dhe duhet të jetë i durueshëm, i qetë dhe i aftë për të menaxhuar stresin. Detyrat e tij përfshin takimin me pacientët për të diskutuar situatat shqetësuese, zhvillimin e planeve të trajtimit dhe komunikimin për të siguruar shëndetin e tyre fizik dhe mendor.


Detyrat e punës:
  • Vlerësimi i pacientëve bazuar në nevojat, kufizimet dhe dëshirat e tyre.
  • Adresimi i shqetësimeve dhe qëllimeve të pacientit.
  • Ndërtimi i raporteve me pacientët dhe familjarët e tyre.
  • Koordinimi me specialistët e tjerë sipas nevojave.
  • Zhvillimi i planit të kujdesit për pacientin.

Infermier

Infermieri është përgjegjës për mbështetjen e mjekëve në administrimin e kujdesit ndaj pacientit. Detyrat e tyre përfshijnë dhënien e dozës së saktë të ilaçeve për pacientët, monitorimin e parametrave të tyre jetësore dhe asistenca me çdo shërbim tjetër të nevojshëm, sipas rekomandimeve të mjekut.


Detyrat e punës:
  • Asistimi i mjekëve me pacientët.
  • Administrimi i trajtimit për pacientët.
  • Mbledhja dhe interpretimi i informacioneve të pacientit.
  • Komunikimi me pacientët në lidhje me analizat ose takimet e ardhshme.

Veteriner

Veterineri diagnostikon dhe trajton kafshë të sëmura ose të lënduara. Gjithashtu, ekzaminon dhe kontrollon gjendjen shëndetësore të kafshëve, diagnostikon sëmundjet dhe i trajton ato.


Detyrat e punës:
  • Ekzaminon kafshët për të vlerësuar shëndetin e tyre.
  • Trajton problemet shëndetësore të kafshëve.
  • Kryen teste laboratorike dhe vaksina.
  • Këshillon klientët për kujdesin e përgjithshëm ndaj kafshëve.
  • Mban shënime për skedat mjekësore të kafshëve.

Polic

Polici është një punonjës ligjor, që ka detyrë të promovojë paqen, të parandalojë krimin dhe të inkurajojë besimin tek forcat policore. Gjithashtu, ndihmon në ruajtjen e rendit, ligjit dhe garanton mbrojtjen qytetarëve.


Detyrat e punës:
  • Patrullon në zonat e komunitetit ku shërben.
  • Ndërvepron me komunitetet, duke identifikuar individë apo zona me rrezikshmëri në përfshirjen në krim.
  • Kryen hetime, mbledh prova dhe merr deklarata.
  • Kryen arrestime duke zbatuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
  • Përgatit raporte dhe i prezanton ato tek oficerët e lartë.
  • Drejton trafikun dhe vendos gjoba kur evidenton shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Fotograf

Fotografi shkrep fotografi ku përfshihen ngjarje, njerëz, ose objekte. Gjithashtu, planifikon dhe organizon sesione fotografike, kompozon dhe editon imazhe përfundimtare për t’i prezantuar tek klienti.


Detyrat e punës:
  • Përdor teknika dhe materiale të specializuara për të realizuar fotografi.
  • Koordinohet me klientët për kërkesat e tyre.
  • Kompozon imazhet sipas nevojës.
  • Organizon dhe planifikon seksione fotografie.
  • Krijon dhe editon fotografitë sipas kërkesës.
  • Organizon galeri për të promovuar veprat.

Mësues/Edukator

Mësuesi/edukatori edukon fëmijët, nxënësit apo studentët. Gjithashtu, krijon plane mësimore, projekte argëtuese, këshillon dhe udhëheq klasën drejt fuqizimit dhe arsimimit të tyre.


Detyrat e punës:
  • Harton plane mësimore bazuar në udhëzimet e kurikulës shkollore dhe parashkollore.
  • Drejton klasën duke mbajtur leksione, cakton detyra dhe inkurajon diskutime.
  • Inkurajon pjesëmarrjen dhe performancën e fëmijëve apo nxënësve.
  • Mbikëqyr klasën gjatë kryerjes së projekteve të ndryshme.
  • Shpjegon dhe u jep përgjigje pyetjeve të fëmijëve apo nxënësve.
  • Vlerëson arritjet dhe sjelljen akademike të nxënësve.

Tatuazhist

Tatuazhisti krijon skica artistike sipas kërkesave që merr dhe i performon tek klientët. Gjithashtu, jep ide duke i përshtatur me personalitetin e klientit dhe këshilla mbi mirëmbajtjen e tatuazheve pasi janë kryer.


Detyrat e punës:
  • Mban kalendarin e takimeve të klientëve.
  • Këshillon klientët për madhësinë, ngjyrën dhe vendosjen e përshtatshme të tatuazhit.
  • Dëgjon me kujdes klientët për të kuptuar idetë e tyre.
  • Shfaq ose krijon modele tatuazhesh sipas kërkesave të klientit.
  • Aplikon tatuazhet duke ruajtur standardet e pastërtisë.
  • Këshillon klientët se si të kujdesen për zonat ku u krye tatuazhi.
  • Ruan një mjedis të pastër dhe të sigurt pune.

Muzikant

muzikanti krijon arte vizuale duke pikturuar apo vizatuar nëpërmjet teknikave të ndryshme. Një muzikant kryen prezantime të ideve artistike përmes veprave, që më pas prezantohen në ekspozita ose shiten.


Detyrat e punës:
  • Koncepton dhe zhvillon ide, skica apo piktura.
  • Rregullon objekte, modele dhe përzgjedh peizazhe në përputhje me idenë artistike që ka.
  • Përzgjedh materiale, metoda dhe modele artistike.
  • Krijon kontakte me galeri për ekspozimin e veprave.

Piktor

Piktori krijon arte vizuale duke pikturuar apo vizatuar nëpërmjet teknikave të ndryshme. Një piktor kryen prezantime të ideve artistike përmes veprave, që më pas prezantohen në ekspozita ose shiten.


Detyrat e punës:
  • Koncepton dhe zhvillon ide, skica apo piktura.
  • Rregullon objekte, modele dhe përzgjedh peizazhe në përputhje me idenë artistike që ka.
  • Përzgjedh materiale, metoda dhe modele artistike.
  • Krijon kontakte me galeri për ekspozimin e veprave.

Estetist

Estetisti identifikon dhe kujdeset për nevojat kozmetike të klientëve për të përmirësuar pamjen e tyre. Një estetist kryen stilime, grimon dhe ofron trajtime të ndryshme bukurie, sipas kërkesave.


Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
  • Mban kalendarin e takimeve të klientëve.
  • Identifikon dhe ofron kujdes për nevojat kozmetike të klientëve.
  • Ofron këshilla për klientët për kujdesin e lëkurës, flokëve, thonjve, etj.
  • Stilon, grimon dhe ofron trajtime të ndryshme bukurie.
  • Mban pastër zonën e punës dhe krijon një atmosferë të këndshme për klientët.

Fermer

Përshkrimi i punës: 

Fermeri përdor teknika bujqësore për të mbjellë ushqime, drithëra, etj. Detyra e tyre përfshijnë edhe mirëmbajtjen e pajisjeve të fermës, menaxhimin e sistemeve të ujitjes dhe planifikimin e cikleve të mbjelljes dhe korrjes.

 

Detyrat e punës:
  • Hartimi i buxhetit të fermës.
  • Kryerja e punës së përgjithshme dhe lëvizja e ngarkesave.
  • Përdorimi i pajisjeve të rënda dhe kujdesi për të mbjellat.
  • Ndërveprimi me furnitorët dhe shitësit.
  • Kujdesi ndaj kafshëve në mënyrë humane.
  • Ndjekja e kostove të hyrjes dhe prodhimit.
  • Planifikimi dhe zbatimi i sistemeve efikase të ujitjes dhe plehërimit.